Plani per ndertimin e qendres islamike dhe nje xhamie afer vendit ku ishte Qendra Boterore e Tregetise ne Nju Jork ka shkaktuar debate te medha dhe si rezultati i kesaj, shume myslimane padrejtesisht po fajesohen per veprimet e terroristeve te cilet shkaterruan kullat binjake me 11 shatator te vitit 2001. Komuniteti mysliman qe deshiron te ndertoje qendren islamike ka nje aleat ne redaktorin e nje reviste e cilat publikon botime mbi industrine e energjitikes, i cili thote se retorika irrituese e krijuar nga kjo ceshtje e debatueshme eshte jo-amerikane dhe demton interest amerikane ne boten myslimane. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Greg Flakus sjell hollesi.
The Oil and Gas Journal, Gazeta per Naftes dhe Gazin, nuk eshte nje reviste ku normalisht mund te gjesh debate rreth ceshtjeve si ajo e propozimit per ndertimin e nje xhamie ne Nju Jork. Kjo reviste merret me botime qe lidhen me ceshtjet e energjise apo ceshtjen e rrjedhjes se naftes ne Gjirin e Meksikes. Por ne numrin e saj te fundit, redaktori Bob Tippee thote se njerezit qe punojne ne industrine e energjise duhet te jene te shqetesuar rreth kesaj mosmarreveshje ne Nju Jork.
Ne nje artikull me titull Xhamia dhe Nafta, redaktori Tippee thote se industria e naftes dhe gazit ka interesa te medha ne kete debat irritues. Ai i denon politikanet per te cilet ai thote se paraqiten si ksenofobe dhe dashakeqe. Zoti Tippee gjithashtu kritikon ata qe vazhdimisht perkrahin planet me kosto te larte dhe, qe sipas tij, jane te gabuara, per te arritur pavaresine energjetike.
Ne nje interviste me Zerin e Amerikes, Bob Tippe kritikon politikanet te cilet mbrojne idene e pavaresise nga burimet e huaja te energjise me pretendimin se eksportuesit e huaj te naftes jane armiq.
Ka regjime antagoniste ne komunitetin e eksportuesve te naftes dhe une mund te permend dy vende, Venezuelen dhe Iranin, por vendet e tjera eksportuese, se pari, jane partnere biznesi te shkelqyera, dhe se dyti, ato nuk jane me shume antagoniste se partneret e tjere tregetare. Ne kemi dallime me te gjithe partneret tane tregetar. Ne fakt, ne tregun modern te naftes, eksportuesit kane nevoje per importuesit dhe anasjelltas.
Pjese e ketij problemi eshte roli i Arabise Saudite ne embargon e naftes ne vitin 1973, dhe perfshirja e disa shtetasve saudit ne sulmet e 11 shtatorit. Bob Tippee thote se shume amerikane te cilet duan uljen e importeve te naftes perdorin te njejten retorike qe perdoret nga ata qe kundershtojne ndertimin e xhamise ne Nju Jork, ne pergjithesi duke i pershkruar arabet dhe myslimanet ne menyre negative.
Artikulli i redaktorit Bob Tippee ende nuk ka nxitur komente nga njerezit qe punojne ne sektorin e energjise, por disa nga ata qe e kane lexuar artikullin jane dakord me idene se duhen frenuar paragjykimet anti-myslimane qe lidhen me rastin e xhamise dhe ceshtjen e importimit te naftes.
Amy Mayers Jafffe e Forumit te Energjise ne Institutin Rice per Politikat Publike ne univesitetin Baker thote se eshte dakord me zotion Tippee ne mbrojtjen e vendeve prodhuese te naftes si Arabia Saudite. Zonja Jaffe thote se amerikanet duhet ta dine se Arabia Saudite ka bashkepunuar ngushte me Shtetet e Bashkuara dhe madje edhe bota ka pefituar nga ky bashkepunim
Pas sulmeve te 11 shtatorit, per te mos shkaktuar panik ne tregun boteror te naftes dhe pasi ka qene aleati yne per 30 vjet, Arabia Saudite shtoi prodhimin e naftes. Ata nuk bene fushate reklamash per te promovuar kete veprim.
Por zonja Jaffe nuk beson se artikulli ne revisten Oil and Gas Journal do te kete ndikim ne debatin mbi ndertimin e xhamise ose ne ceshtjen e varesise nga burimet e huaja te energjise. Ajo thote se nuk ka gjase qe retorika e ashper te kete ndikim te madh ne marrdheniet e SHBA me vendet prodhuese te naftes ne Lindjen e Mesme
Rhetorika politike mund te kete ndikim vetem nese ajo behet qendrim zyrtar i qeverise. Ne nuk bejme politika ne baze te komenteve irrituese te disa qytatareve ne rrjetet telivizive ne Lindjen e Mesme apo ne SHBA.
Edhe pse zonja Jaffe nuk beri ndonje koment mbi ndertimin e xhamise, ajo eshte dakord me pikepamjet e shprehura ne artikullin e shkruajtur nga redaktori Tippee se amerikanet nuk duhet ti fajsojne arabet ose myslimanet ne pergjithesi per veprimet e disa terroristeve. Ajo thote se ka pare sjellje te pahijshme anti-myslimane.
Ne javet qe pasuan sulmet terrorist te 11 shtatorit 2001, per te shmangur konfrontimet me njerezit e zemeruar, ajo pergatiti plane te vecanta per transportimin nga aeroporti i Houston-it deri te universiteti Rice, te nje ministri te naftes, nga nje vend i Lindjes se Mesme, per te marre pjese ne ne nje konference. Ajo thote se debatet mbi ndertimin e xhamise do te vazhdojne sepse njerezit e zemeruar nga planet per ndertimin e xhamise kane te drejte te shprehin mendimin e tyre. Qendrim zyrtar i qeverise se SHBA eshte se perkrahesit e planit per ndertimin e xhamise kane te drejte ta ndertojne ate.
Obama ne nje debat te rrezikshem
Ne disa komente te shkurtra te nje udhetimi familjar te Obames ne Gjirin e Meksikes, ai kishte thene se do te nenshkruante per projektin e xhamise ne New York, mirepo, me sa duket, ai thjesht ishte perpjekur per te perkrahur principin e tolerances qe qeveria duhet te trajtoje te gjithe qytetaret te barabarte, pavaresisht religjionit. Nuk do te komentoja dhe nuk do te komentoj mbi urtesine e marrjes se vendimeve per te vendosur nje xhami atje, -tha Obama. Por, do te komentoj ne menyre specifike per te drejten e njerezve qe mbeshtesin shtetin tone. Kjo eshte ajo qe e cileson atdheun tone. Mirepo, Obama eshte perpjekur qe te qartesoje deklaratat e tij pa kaluar 24 ore pasi kishte dhene komentet e para per iftar ne Shtepine e Bardhe, darka e Ramazanit pas agjerimit te dites, qe e dergon presidentin edhe ne nje debat perplot gjemba rreth islamit, identitetit kombetare dhe asaj cfare e ben ate nje amerikan - nje levizje e rrezikshme per te dhe pasardhesit e tij. Qe nga momenti qe mori zyren e tij, duke perdorur emrin e tij te mesem, Barack Hussein Obama, ai u betua se do te mbronte Kushtetuten, keshtu Obama ka personifikuar shpresen e shume amerikaneve per tolerance dhe mosdallime racore. Ai ishte betuar se do te pajtohet me boten myslimane duke u angazhuar, ashtu sic tha ne Cairo vitin e kaluar, per nje fillim te ri.
Mirepo, ky fillim i ri ka ngritur nervat e disa personave, vecanerisht te atyre qe nuk pajtohen me politikat antiterroriste apo atyre qe e shohin Ameriken si nje komb te bardhe me shumice te krishtere dhe jo si nje kosh te tretur ne pluralizem qe prezantohet nga Obama.
***
Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Barak Obama ka mbeshtetur ndertimin e nje xhamie dhe qendre kulturore myslimane prane vendit te sulmeve terroriste te 11 shtatorit 2001 ne Nju Jork, megjithe debatin e nxehte qe po zhvillohet ne vend per kete ceshtje.
Gjate nje darke te shtruar mbreme ne Shtepine e Bardhe me rastin e Ramazanit, Presidenti Obama tha se myslimanet kane te drejten te ndertojne objektet e tyre te lutjeve dhe qedren e kumunitetit ne nje prone private ne Manhatanin e Poshtem. Ai tha se angazhimi i Amerikes ndaj lirise se fese duhet te jete i patundur.
Kjo ishte hera e pare qe presidenti shprehu pikepamjen e tij per propozim kunderthenes, te kundershtuar nga rreth 70perqind e amerikaneve, sipas nje sondazhi te koheve te fundit te kanalit televiziv CNN.
Republikanet iu pergjigjen menjehere deklarates se presidentit. Anetari i Dhomes se Perfaqesuesve nga Nju Jorku, Piter King, tha se Presidenti Obama e ka gabim. Ai tha se zbatimi i ketij plani eshte nje veprim emocionalisht i papershtatshem dhe i pakujdeseshem.
Rreth 3000 njerez u vrane kur rrembys avionesh, anetare te grupit ekstremist al-Kaida perplasen dy avione udhetaresh ne kullat binjake te Qendres Boterore te Tregtise. Ky vend i qytetit njihet tani si zona zero
Qender Islamike te kullat e 11 shtatorit. Debat ne SHBA
Ne kapitullin e fundit te nje beteje teper te nxehur, nje agjenci e qytetit te Nju Jorkut i ka hapur driten e gjelber ndertimit te nje qendre islamike prane vendit ku ngrihej Qendra Boterore e Tregtise. Kjo zone e Nju Jorkut eshte njohur me termin kuota-zero qe pas sulmeve terroriste te 11 shtatorit 2001, te cilat shkaterruan kullat binjake qe ngriheshin atje.
Me voten e djeshme, Komisioni i Nju Jorkut per Mbrojtjen e Objekteve Historike nuk pranoi ti jepte statusin e objektit historik nje ndertese te shekullit te 19 qe ndodhet aktualisht ne truallin ku eshte propozuar te ngrihet Qendra Islamike me 13 kate dhe me vlere 100 milione dollare. Komisioneret deklaruan se ndertesa, nga e cila nuk shihet kuota zero, nuk ka ndonje vlere te vecante historike apo arkitekturale.
Disa nga te pranishmit reaguan me zemerim ndaj vendimit. Pamela Geller kryeson nje grup qe kundershton ngritjen e qendres. Ne grup bejne pjese familjare te viktimave qe gjeten vdekjen ne sulmet terroriste te 11 shtatorit. Zonja Geller dhe aktivistet e tjere thone se qendra, e cila do te perfshinte edhe nje xhami, do te ishte nje fyerje per kujtimin e viktimave te 11 shtatorit.
U ka shkaktuar dhimbje teper te medha familjareve te viktimave pasi keto familje ishin ata qe u preken direkt. Nese synimi i qendres ishte sherimi i plages, faktikisht ka realizuar te kunderten. Perse nuk heqin dore nga xhamia dhe te ndertojne vetem nje qender per komunitetin?
Perkrahesit e qendres thone se ajo do te jete e hapur per te gjithe nju-jorkezet. Nje tjeter grup familjesh te viktimave te 11 shtatorit nxori nje deklarate ne mbeshtetje te qendres. Daisy Khan eshte nje nder kryesuesit e grupit
Ne jemi per paqe, pasi paqja eshte me e rendesishmja. Ne besojme ne simboliken e te qenit prane ketij vendi, ku ndodhi nje tragjedi aq e madhe, pasi besojme se do te linde nje sherim po aq i madh plagesh.
Anetaret e nje grupi liberal hebraik, i quajtur Jay Street, jane te nje mendimi.
Komuniteti mysliman ne Nju Jork ka te drejta po aq sa cdokush tjeter. Si hebrenj te Amerikes ne besojme se historia jone na ka lene mesimin se ka rendesi te ngreme zerin kur kercenohen lirite fetare te te tjereve.
Nga fundi i dites, Kryetari i Bashkise se Nju Jorkut, Michael Bloomberg, i cili e ka mbeshtetur me force qendren, beri nje deklarate per vendimin, duke qendruar prane klerikeve te besimeve te ndryshme
Shpresoj se kjo xhami do te ndihmoje per ta bere qytetin tone me te bashkuar dhe per te zhdukur idete fallso se sulmet e 11 shtatorit kishin ndonje gje te perbashket me fene islame. Myslimanet jane po aq sa cdokush tjeter - pjese e ketij qyteti dhe e vendit tone.
Themeluesit e Qendres Islamike thone se do te ngrene nje permendore ne nderim te viktimave te 11 shtatorit dhe se bordi i qendres do te kete edhe anetare jo-myslimane. Ndertimi i qendres do te filloje pasi te grumbullohen fondet e nevojshme.