Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Xhamia ne Nju Jork, reagojne myslimanet Respektoni fene

Publikuar me : 08.09.2010 Ne : Shendeti - 110 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Debati mbi planin per te ndertuar nje qender islamike prane vendit ku ndodhi sulmi terrorist ne Nju Jork ne vitin 2001 ka ngjallur reagimin e shume myslimaneve ne Shtetet e Bashkuara. Por pavaresisht nga vala e nje retorike anti-myslimane e madje edhe krime te nxitura nga urrejtja, disa myslimane e shohin debatin mbi xhamine si nje mundesi per te riafirmuar vendin e tyre ne shoqerine amerikane.

Nje proteste e organizuar nga nje komentator konservator mblodhi nje turme te madhe ne Uashington javen e kaluar. Si dhe shprehje te fuqishme patriotizmi.

Zonja dhe zoterinj, le ta themi te gjithe se bashku Premtimin e Besnikerise.

Keta myslimane nuk duan qe patriotizmi i tyre te vihet ne dyshim.


Ne nje shkolle ne periferi te Uashingtonit, ne Sterling te shtetit Virxhinia, ata u mblodhen per nje takim te perbashket te shoqatave skaut. Skauting eshte shume popullor ne Shtetet e Bashkuara.

Shume prej tyre jane nderuar me nje medalje te vecante myslimane.

Pataj ata pergatiten per faljen e mbremjes. Ata gjithashtu e perfundojne agjerimin e Ramazanit se bashku.


Xhezmin Ullah eshte udheheqese e nje grupi te rinjsh ne Shoqerine Myslimane te komunes Dallasit.

Duam tu tregojme njerezve se ne jemi qytetare si te gjithe te tjeret dhe jetojme jeten tone. Ne nga feja jemi myslimane, por jemi te integruar ne shoqerine amerikane si kushdo tjeter.

Por kjo nuk ka qene aq e lehte kohet e fundit. Plani per ndertimin e nje qendre islamike prane vendit te njohur si Ground Zero ka ngjallur shume debate ne te gjithe vendin dhe shqetesime per krime te mundshme urrejtjeje kunder myslimaneve. Nje shofer taksie u plagos me thike pasi i tregoi nje pasagjeri se ishte mysliman.


Xhezmin Ullah thote se edhe ate e kane ofenduar.

Eshte e frikshme te mendosh se njerezit qe kalojne rruges dhe te pershendesin, tani te shohin me mosbesim vetem per shkak te fese.

Megjithate, ajo ndjehet e inkurajuar nga fakti qe shume udheheqes amerikane e kane mbrojtur te drejten e ndertimit te xhamise ne Manhatan.

Mendoj se njerezit qe e kuptojne cfare eshte liria po perpiqen ta mbrojne ate, ndersa njerezit qe nuk jane perpjekur kurre te mbrojne vlerat e verteta te shoqerise amerikane po humbin idene e domethenies se Amerikes.

Kjo eshte pikerisht ajo qe e shqeteson edhe komentatorin Glen Bek. Ai e quajti tubimin ne Uashington Rivendosja e Nderit. Ai i beri thirrje turmes te nderonin Zotin dhe vendin.


Zoti Bek e ka kundershtuar me force qendren e propozuar islamike ne Nju Jork, por ai nuk e permendi kete ne tubim.

Edhe ata qe dhane komente per Zerin e Amerikes nga turma nuk ishin kritike ndaj islamit.

Xhenis Lipinkot kishte ardhur nga Nju Xhersi.

Une mendoj se shumica e myslimaneve duan paqe, dhe ate e duam te gjithe ne qytetaret amerikane. Por te ndertosh dicka atje, ne ate vend, me duket shqetesuese.

Amerikaneve, mungesa e tolerances iu duket gje e huaj per kulturen e tyre. Dhe mbrojtesit e te drejtave civile thone se debati mbi xhamine prane Kuotes Zero - sido qe te zgjidhet - mund tu ofroje myslimaneve nje mundesi per te riafirmuar poziten e tyre ne shoqerine amerikane.
___________


Xhamia ne Nju Jork, pro edhe revista e industrise se naftes

Plani per ndertimin e qendres islamike dhe nje xhamie afer vendit ku ishte Qendra Boterore e Tregetise ne Nju Jork ka shkaktuar debate te medha dhe si rezultati i kesaj, shume myslimane padrejtesisht po fajesohen per veprimet e terroristeve te cilet shkaterruan kullat binjake me 11 shatator te vitit 2001. Komuniteti mysliman qe deshiron te ndertoje qendren islamike ka nje aleat ne redaktorin e nje reviste e cilat publikon botime mbi industrine e energjitikes, i cili thote se retorika irrituese e krijuar nga kjo ceshtje e debatueshme eshte jo-amerikane dhe demton interest amerikane ne boten myslimane. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Greg Flakus sjell hollesi.


The Oil and Gas Journal, Gazeta per Naftes dhe Gazin, nuk eshte nje reviste ku normalisht mund te gjesh debate rreth ceshtjeve si ajo e propozimit per ndertimin e nje xhamie ne Nju Jork. Kjo reviste merret me botime qe lidhen me ceshtjet e energjise apo ceshtjen e rrjedhjes se naftes ne Gjirin e Meksikes. Por ne numrin e saj te fundit, redaktori Bob Tippee thote se njerezit qe punojne ne industrine e energjise duhet te jene te shqetesuar rreth kesaj mosmarreveshje ne Nju Jork.


Ne nje artikull me titull Xhamia dhe Nafta, redaktori Tippee thote se industria e naftes dhe gazit ka interesa te medha ne kete debat irritues. Ai i denon politikanet per te cilet ai thote se paraqiten si ksenofobe dhe dashakeqe. Zoti Tippee gjithashtu kritikon ata qe vazhdimisht perkrahin planet me kosto te larte dhe, qe sipas tij, jane te gabuara, per te arritur pavaresine energjetike.

Ne nje interviste me Zerin e Amerikes, Bob Tippe kritikon politikanet te cilet mbrojne idene e pavaresise nga burimet e huaja te energjise me pretendimin se eksportuesit e huaj te naftes jane armiq.


Ka regjime antagoniste ne komunitetin e eksportuesve te naftes dhe une mund te permend dy vende, Venezuelen dhe Iranin, por vendet e tjera eksportuese, se pari, jane partnere biznesi te shkelqyera, dhe se dyti, ato nuk jane me shume antagoniste se partneret e tjere tregetare. Ne kemi dallime me te gjithe partneret tane tregetar. Ne fakt, ne tregun modern te naftes, eksportuesit kane nevoje per importuesit dhe anasjelltas.


Pjese e ketij problemi eshte roli i Arabise Saudite ne embargon e naftes ne vitin 1973, dhe perfshirja e disa shtetasve saudit ne sulmet e 11 shtatorit. Bob Tippee thote se shume amerikane te cilet duan uljen e importeve te naftes perdorin te njejten retorike qe perdoret nga ata qe kundershtojne ndertimin e xhamise ne Nju Jork, ne pergjithesi duke i pershkruar arabet dhe myslimanet ne menyre negative.


Artikulli i redaktorit Bob Tippee ende nuk ka nxitur komente nga njerezit qe punojne ne sektorin e energjise, por disa nga ata qe e kane lexuar artikullin jane dakord me idene se duhen frenuar paragjykimet anti-myslimane qe lidhen me rastin e xhamise dhe ceshtjen e importimit te naftes.

Amy Mayers Jafffe e Forumit te Energjise ne Institutin Rice per Politikat Publike ne univesitetin Baker thote se eshte dakord me zotion Tippee ne mbrojtjen e vendeve prodhuese te naftes si Arabia Saudite. Zonja Jaffe thote se amerikanet duhet ta dine se Arabia Saudite ka bashkepunuar ngushte me Shtetet e Bashkuara dhe madje edhe bota ka pefituar nga ky bashkepunim


Pas sulmeve te 11 shtatorit, per te mos shkaktuar panik ne tregun boteror te naftes dhe pasi ka qene aleati yne per 30 vjet, Arabia Saudite shtoi prodhimin e naftes. Ata nuk bene fushate reklamash per te promovuar kete veprim.

Por zonja Jaffe nuk beson se artikulli ne revisten Oil and Gas Journal do te kete ndikim ne debatin mbi ndertimin e xhamise ose ne ceshtjen e varesise nga burimet e huaja te energjise. Ajo thote se nuk ka gjase qe retorika e ashper te kete ndikim te madh ne marrdheniet e SHBA me vendet prodhuese te naftes ne Lindjen e Mesme

Rhetorika politike mund te kete ndikim vetem nese ajo behet qendrim zyrtar i qeverise. Ne nuk bejme politika ne baze te komenteve irrituese te disa qytatareve ne rrjetet telivizive ne Lindjen e Mesme apo ne SHBA.



Edhe pse zonja Jaffe nuk beri ndonje koment mbi ndertimin e xhamise, ajo eshte dakord me pikepamjet e shprehura ne artikullin e shkruajtur nga redaktori Tippee se amerikanet nuk duhet ti fajsojne arabet ose myslimanet ne pergjithesi per veprimet e disa terroristeve. Ajo thote se ka pare sjellje te pahijshme anti-myslimane.

Ne javet qe pasuan sulmet terrorist te 11 shtatorit 2001, per te shmangur konfrontimet me njerezit e zemeruar, ajo pergatiti plane te vecanta per transportimin nga aeroporti i Houston-it deri te universiteti Rice, te nje ministri te naftes, nga nje vend i Lindjes se Mesme, per te marre pjese ne ne nje konference. Ajo thote se debatet mbi ndertimin e xhamise do te vazhdojne sepse njerezit e zemeruar nga planet per ndertimin e xhamise kane te drejte te shprehin mendimin e tyre. Qendrim zyrtar i qeverise se SHBA eshte se perkrahesit e planit per ndertimin e xhamise kane te drejte ta ndertojne ate.

***

Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Barak Obama ka mbeshtetur ndertimin e nje xhamie dhe qendre kulturore myslimane prane vendit te sulmeve terroriste te 11 shtatorit 2001 ne Nju Jork, megjithe debatin e nxehte qe po zhvillohet ne vend per kete ceshtje.



Gjate nje darke te shtruar ne Shtepine e Bardhe me rastin e Ramazanit, Presidenti Obama tha se myslimanet kane te drejten te ndertojne objektet e tyre te lutjeve dhe qedren e kumunitetit ne nje prone private ne Manhatanin e Poshtem. Ai tha se angazhimi i Amerikes ndaj lirise se fese duhet te jete i patundur.


Kjo ishte hera e pare qe presidenti shprehu pikepamjen e tij per propozim kunderthenes, te kundershtuar nga rreth 70perqind e amerikaneve, sipas nje sondazhi te koheve te fundit te kanalit televiziv CNN.


Republikanet iu pergjigjen menjehere deklarates se presidentit. Anetari i Dhomes se Perfaqesuesve nga Nju Jorku, Piter King, tha se Presidenti Obama e ka gabim. Ai tha se zbatimi i ketij plani eshte nje veprim emocionalisht i papershtatshem dhe i pakujdeseshem.


Rreth 3000 njerez u vrane kur rrembys avionesh, anetare te grupit ekstremist al-Kaida perplasen dy avione udhetaresh ne kullat binjake te Qendres Boterore te Tregtise. Ky vend i qytetit njihet tani si zona zero

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit