Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Xhorxh Bush, bosi i CIA-s

Publikuar me : 18.08.2011 Ne : Kulture - 48 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Familja Bush


Russ Baker

(Vijon nga numri i kaluar)

Pavarësisht përdorimit të të gjithë plumbave të lidhur me lidhjet e diskutueshme personale, Popi, prapë se prapë, po kalonte një periudhë të vështirë me procesin e Senatit. Për shkak të së kaluarës së tij partiake dhe aspiratave të tij për poste të larta, ai ishte një zgjedhje disi e diskutueshme për një post që kërkonte së paku dukjen e një subjekti neutral në politikë. Senatori Frenk Çërç shprehu shqetësimin e tij që një figurë politike do të drejtonte atë që ishte parashikuar të ishte “më pak politikë lokale dhe agjenci më e ndjeshme në Uashington”. Për më tepër, Bushi po përmendej si një shoqërues i Fordit në vitin 1976.

“Ishte e gabuar për Bushin që t’i dëshironte të dyja postet, edhe pse në një kohë që përkonte me 200-vjetorin”, – tha Çërç, gjysmë me shaka. Në përgjigje të një kritike të tillë, Fordi deklaroi në një letër se Bushi nuk po kërkonte postin e zëvendëspresidentit.

“[Bush] më kërkoi që unë të merrja këtë vendim, – pohonte Fordi në letër. – Kjo tregon diçka për njeriun dhe dëshirën e tij që ta bëjë këtë punë për kombin.”

Bushi, nga ana e tij e përcaktoi edhe më trashë.

“Si i modës së vjetër, mund të mendojnë disa, por është detyra ime t’i shërbej vendit tim”, – i tha Bushi Senatit të Komitetit të Forcave të Armatosura.

Senati përfundimisht e aprovoi Bushin me një votim nga 64 në 27 vota. Menjëherë pas kësaj, Popi u njoh nga drejtuesit elitë të Inteligjencës mbarëbotërore. Ashtu siç shkruan në kujtimet e tij Konti Aleksandër de Marençes, drejtuesi i Inteligjencës Franceze:

Me presidentin Bush më prezantoi ambasadori francez i Kombeve të Bashkuara në një shënim të shkruar me dorë.

“Ai është një zotëri i vërtetë”, – më shkruante ambasadori, – i lindur në një familje në Nju-Inglënd, i cili ka respekt që nga lindja për vlerat themelore të moralit që ne të dy ndajmë.”

Menjëherë pas mbërritjes së këtij shënimi, Xhorxh Bush u kthye në Paris. Ishte marsi i vitit 1976. Që nga lëvizja e parë, ne kemi shkuar shumë mirë. Takimi ynë i parë u mbajt në zyrën time, në shtabin qendror, gjatë një darke të mrekullueshme të përgatitur nga shefi ynë i kuzhinës së Marinës franceze. Akoma më kujtohet sufleja.

Bush shoqërohej nga ndihmësi i tij kryesor, gjenerali Vernon Uollters, i cili ishte dhe do të ngelet një nga diplomatët më të jashtëzakonshëm dhe analisti më inteligjent në Perëndim. Mjerisht, duart e tyre ishin shumë të lidhura nga dështimet sistematike dhe gërryese të sistemit të Inteligjencës Amerikane. Kur ai u kthye në Uashington, më erdhi shumë shpejt një shënim i shkruar me dorë:

Mik i dashur,

…dreka ishte e mahnitshme, por biseda dhe shprehja e pikëpamjeve tuaja për botën e trazuar ia kaluan edhe asaj suflesë së këndshme. Një divident shtesë ka edhe për mikpritjen e ngrohtë të Barbarës, gruas suaj të hijshme…

Sinqerisht Xhorxh B.

Si drejtor i CIA-s Popi ishte një njeri shumë i zënë. Në njërën anë ai duhej të ishte vazhdimisht në Kapitol Hill, për të zbutur anëtarët e Kongresit, ndërsa nga ana tjetër, ai duhej të ndihmonte që CIA t’i jepte përgjigje Komitetit të Kishës, e cila ishte në luftë kundër mënyrave të këqija të veprimeve të agjencisë si dhe të tejkalimit të teprimeve të tyre.

Një zgjidhje për shqyrtim ishte thjesht pastrimi i një dosjeje, për të cilën kishte fakte. Përpara asaj kohe, drejtori Helms i cili e la CIA-n, kishte urdhëruar shkatërrimin e dosjeve të eksperimenteve të kontrollit të mendjes dhe qindra orë regjistrime të bëra fshehurazi në kaseta audio të bashkëbisedimeve të tij.

Senatori Frenk Çërç, së paku, dukej sikur kishte një ide të vakët se diçka nuk shkonte.

“Nuk kam asnjë pyetje në mendje, – tha ai, – por ajo fshehje është rendi i ditës.”

Pas propozimit të Bushit, ish-presidenti Nikson, në mënyrë krejt të paqëllimtë i ofroi Popit një këshillë: “Do të tundoheni në masë të madhe për të siguruar anëtarët e Komitetit të Senatit që çdo gjë që do të bëjë CIA në të ardhmen, të jetë një libër i hapur, – shkruan ai. – Mendoj se do të ishte shumë më mirë nëse do të dilnit hapur dhe të mbronit fort CIA-n, si dhe të ruani në mënyrë të veçantë aktivitetet e saj të fshehta.”27

Përgjigjja e shkruar me dorë e Bushit për këto vërejtje, sugjeronin që lideri i rrëzuar nuk kishte pse të frikësohej.

“Nuk mund të pajtohem me këtë, – shkruan Bush. – Ne nuk duhet të shohim agjencinë të kompromentuar nga zbulime të pamatura.”

Për dikë që gjoja nuk dinte asgjë në lidhje me Inteligjencën, Popi u bëri mjaft përshtypje profesionistëve të tjerë të fushës. Konti Marençes vuri në dukje:

“Sipas mendimit tim, amerikanët, janë më pak të përgatitur sesa të gjithë. Disa nga krerët e Inteligjencës Amerikane me të cilët kam pasur lidhje të ngushta… asnjëherë nuk i kanë kuptuar në mënyrë të plotë… aksiomat më thelbësore të luftës apo spiunazhit, apo të gjeopolitikës në konfliktin Jug-Veri. Ndoshta ai që iu afrua më shumë ishte Xhorxh Bush.”

Diçka me të vërtetë epokale po ndodhte – por që po shmangte tërësisht medien dhe publikun. Pas emërimit të Popit në Kinë gjatë dorëheqjes së mallkuar të Niksonit, Fordi e solli përsëri në postin e shefit të spiunazhit. Dhe më pas i dorëzoi Bushit një mandat të pashembullt.

Menjëherë pasi Popi mori në dorë CIA-n në 17 shkurt 1976, Fordi njoftoi një riorganizim të madh që rriti jo vetëm autoritetin e agjencisë, por edhe autoritetin e drejtuesit të saj mbi komunitetin e gjerë të Inteligjencës, përfshirë agjencitë që ishin pjesë e Departamentit të Mbrojtjes. “New York Times” raportoi se tashmë Bushi kishte më shumë pushtet se çdo drejtor tjetër i CIA-s që nga krijimi i saj.

Bushi e zotëronte këtë rritje të pushtetit në emër të kompleksit të industrisë ushtarake që presidenti Aizenhauer e kishte paralajmëruar në mënyrë të shkëlqyer në fjalimin e tij të lamtumirës. Duke politizuar procesin e analizimit të Inteligjencës, ai impononte një njëanshmëri sistematike që mbështeste një linjë të re, që shkonte në drejtim të bllokut komunist. Ky ishte një ndryshim i drejtpërdrejt i politikës Nikson–Kisinxher.

Bushët, kur i vjetri është çelësi i të riut

“Tronditës në zbulimet e tij, i shkruar me mjeshtëri dhe gjykime të drejta, “Familja e sekreteve” është tabloja e parë dhe e plotë historike e dinastisë Bush dhe e epokës që ajo modeloi”. Ky është vlerësimi i parë për veprën më të fundit të Russ Baker, gazetar invesigativ dhe fitues i disa çmimeve, dhe i sapo nxjerrë në treg nga “Shekulli Media Group”.

Siç thuhet edhe në parathënie, kjo është historia e vërtetë e një familje që kemi menduar se e dinim dhe e një vendi që me zor kemi filluar ta kuptojmë. Xhorxh Bush, babë e bir, janë shumë më të ndërlikuar dhe bëmat e tyre janë shumë më shqetësuese, sesa mund t’i kishte pranuar arsyeja e thjeshtë.

Ky libër tregon çka ndodh realisht pas historisë së tyre, duke nxjerrë në pah sekrete që familja Bush është përpjekur të fshehë prej kohësh. Këto zbulime mbi Bushët bëjnë që të zbardhet një e vërtetë edhe më tronditëse për vendin. Nuk është fjala vetëm për atë sesi një klan i tillë arriti të zaptojë presidencën apo zëvendëspresidenten përgjatë njëzet vjetëve të periudhës së fundit njëzetetetëvjeçare dhe të mbetet, në thelb, i panjohur. Problemi qëndron se metodat e vjedhjes dhe të manipulimit që fuqizuan ngritjen e tyre, reflektojnë një sëmundje më të thellë: dobësimin e vazhdueshëm të raportit të publikut amerikan me instrumentet e demokracisë së vet.

Autori thotë se: “Në vitin 2004, ndërsa Xhorxh W. Bushi po shkonte drejt rizgjedhjes si president, unë fillova kërkimet që do të çonin te ky libër. Isha i vendosur të ballafaqohesha me pyetjet që shkonin përtej mbylljes së siglës së lajmeve 24-orëshe: Çfarë përfaqëson pushteti i këtij njeriu, që është frikshëm i papërshtatshëm për postin që mban?

A mund të mësohej gjë nga fenomeni Xhorxh W. Bush, në mënyrë që të mund të na ndihmonte neve, amerikanëve, në zgjedhjen e udhëheqësve tanë dhe në përcaktimin e rrugës sonë të përbashkët?…Për habinë time, fillova të shoh se të kuptuarit e Xhorxh H. W. Bush (i Vjetri, ose Popi , siç e thërrasin miqtë dhe të afërmit), përbënte çelësin për të kuptuar të birin – dhe kjo jo thjesht për sa i takon anës sempliste e psikanalitike, së cilës i janë drejtuar disa komentues.

Për këtë arsye, gjysma e këtij librit merret kryesisht me Popi Bushin. Ai jep rrugën nëpërmjet së cilës babai mishëron ndërthurjen e naftës, financës dhe shërbimit të fshehtë, që në vendin tonë ka qenë forca hije gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar e më gjatë. Është vendimtar pikërisht ky sfond për të kuptuar Xhorxh W. Bushin”.

Axhenda e ngarkuar e drejtort të CIA-s, për të zbutur anëtarët e Kongresit, për tiu përgjigjur kritikave për veprimet e agjencisë si dhe të tejkalimit të komptetencave. Urdhëri i ish-drejtorit Helms për shkatërrimin e dosjeve të eksperimenteve të kontrollit të mendjes dhe qindra orë regjistrimeve të bëra fshehurazi në kaseta audio të bashkëbisedimeve private

Ramsfeld, Çejni-dyshja që sajoi luftën në Irak

Nën drejtimin e Ramsfeldit, Çejnit, një Paul Ulfvitz i ri dhe të tjerë që ishin ngjitur në “masakrën hallouin”, Popi filloi të gjente mënyra për të mbledhur rreth vetes analistë, të cilët nuk e njihnin mjaftueshëm kërcënimin sovjetik. Për këtë qëllim ai krijoi një skuadër dytësore analitike, e cila prodhonte vlerësime alarmante të aftësive të ushtrisë sovjetike. Koncepti u njoh si Ekipi A/Ekipi B. Në këtë mënyrë, Popi ishte babai i “gamesmanship”-eve analitike dhe i biri do ta përdorte për të justifikuar luftën në Irak gati tri dekada më vonë – nën drejtimin e po të njëjtit Ramsfeld, Çejni dhe Ulfvitz.

Kjo e bën veçanërisht ironike që gjatë presidencës së W., Popi u karakterizua gjerësisht si i kujdesshmi që u trondit nga fryrja e politikave të huaja prej djalit të tij. Në vitin 2003, pasi u bë e qartë se armët e Irakut të shkatërrimit në masë, cituar si shkak për luftë, në fakt nuk ekzistonin, “Newsweek” vërejti se “dështimi i Inteligjencës” ishte një trashëgimi e familjes Bush: Gjatë viteve 1970, vija e ashpër e konservatorëve ndëshkoi CIA-n se ishte e butë me sovjetikët. Si rezultat, drejtori i CIA-s, Xhorxh Bush, ra dakord që të lejonte një ekip që të vëzhgonte Inteligjencën dhe të nxirrte konkluzionet e tij.

Ekipi B i cili përfshinte presidentin e ardhshëm Xhorxh W. dhe strategun e luftës së Irakut Paul Ulfvitz, nxori një raport të ashpër, duke pretenduar se kërcënimi sovjetik ishte nënvleftësuar shumë… Iraku është pjesë e një modeli. Në secilën prej këtyre rasteve, argumentet për kërcënim që vinin nga një vend, ishin pjesë e llojit të regjimit. Raportet e Ekipit B shpjegonin se analiza e CIA-s kishte të meta, sepse ishte e bazuar më së shumti në “të dhëna të vështira” – fakte domethënëse.

Projektet intriguese të Bushit të vjetër

Përveç operimit të ashpër dhe gatimit sipas rendit të Shërbimit të Inteligjencës, Popi drejtoi disa projekte të reja intriguese. Ai rekrutoi sauditë për të siguruar financim për operacionet e fshehta të agjencisë që Kongresi i kishte ndaluar, ose kishte refuzuar t’i financonte. Në fakt, Bushi privatizoi operacionet e fshehta amerikane. Ky program, i cili do të trajtohet me detaje në kapitujt 13 dhe 14, ofroi përfitime të prekshme për sauditët, duke lejuar kështu vazhdimin e aktiviteteve të diskutueshme të CIA-s dhe, sikurse do ta shikojmë, e pasuroi rrethin e Popit në Teksas.

Përpunimi i operacioneve të CIA-s ishte një biznes i rrezikshëm. Megjithatë në shtator 1976, Uashingtoni u trondit, në kuptimin e plotë të fjalës, nga shpërthimi i një makine para ambasadave, ku u vra Orlando Letelier, ish-ambasadori i presidentit kilian Salvador Aljende dhe një kritik i regjimit ushtarak të Augusto Pinoçetit. Gjithashtu vdiq edhe kolegu amerikan i Letelier, Roni Mofit. Bushi këmbënguli që qeveria amerikane nuk kishte dijeni dhe as dorë në këtë akt terrorizmi.

Por hetimet e mëvonshme kiliane dhe gjykimet, treguan se vrasjet ishin kryer nga ish-punonjësi i kontraktuar i CIA-s Majkëll Tounlej, një amerikan i dëbuar nga atdheu që kishte shkuar të punonte për shefin e shërbimeve të fshehta të Pinoçetit.

Pjesa më e çuditshme ishte se Tounlej, i cili kishte qenë në listën e të vëzhguarve të Departamentit të Shtetit si një terrorist i mundshëm, para vrasjes, kishte arritur të hynte lirshëm në Shtetet e Bashkuara. Kjo ishte një shenjë e frikshme e asaj çfarë do të ndodhte në vitet që çuan në 11 Shtatorin e vitit 2001, kur, të paktën, një nga rrëmbyesit do të hynte në Shtetet e Bashkuara, edhe pse ishte në listën e të vëzhguarve nga CIA.

Tounlej u dënua në Shtetet e Bashkuara në vitin 1978, ndërkohë që demokrati Xhimi Karter ishte në Shtëpinë e Bardhë. Agjentët e tij kilianë u dënuan në vitin 1993. Ish-shefi i policisë sekrete kiliane pranoi se urdhrat i kishin ardhur nga Pinoçeti. Por krimi është kryer në terrenin dhe nën mbikëqyrjen e Popit nga një prej ish-mercenarëve të agjencisë.

Në vijim

Rikthimi i vrasjes së madhe dhe më të diskutueshme, të Kenedit, në qendër të vëmendjes dhe qëndrimi i CIA-s në këtë ngjarje. Stuhia e hetimeve, pasi Xhorxh Bushi mori nën drejtim CIA-n, te vrasja e pazgjidhur e JFK-së dhe te Dallas.

Zhdukja e gangsterit Xhon Roseli, pas dëshmisë për një komplot për të vrarë presidentin Kenedi dhe gjetja e trupit të tij të dekompozuar brenda një fuçie çeliku karburanti pranë Majamit

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Homazh Pandi Zguros

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 94 here.
Me shfaqjen e dokumentarit “Pandi Zguro, një zë i papërsëritshëm” kujtohet dhe nderohet në 1-vjetorin e vdekjes këngëtari i Ansamblit të Ushtrisë. Nesër, ora 11.00, në Qendrën Kulturore të Ushtrisë, i bëhet homazh Pandi Zguros (1944-2011), aktivitetit të tij si artist dhe ushtarak. Ministria e Mbrojtjes e dekoron nënkolonelin Pandi Zguro “Artist i Merituar” me medaljen “Për shërbime të shquara” (pas vdekjes). Marrin pjesë: Avni Mula, Milto Vaka dhe Ligor...Lexo te gjithe artikullin »


» Ah, parate, parate
» Dama Plake ne Tirane
» Finalja e Orkestres me muzike baroke
» Ne dy skenat kombetare
» Diktator jo si te tjeret
» Mbremja Gala nga Shkolla e Baletit
» Instrumenti etnik i shqiptareve
» Takim me njeriun qe di ta degjoje tjetrin
» Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit
» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit