Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Yndyrnat e teperta ne gjak, ja cfare shkaktojne

Publikuar me : 06.04.2011 Ne : Shendeti - 146 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Pjeset perberese te yndyrnave ne gjak quhen trigliceride dhe jane nje burim i rendesishem energjie per organizmin e njeriut. Por, nese ato jane mbi vlerat e lejuara behen shkaktare per shfaqjen e disa patologjive, p.sh semundjet koronare dhe arteriosklerozave.


Mjeku kardiolog Valer Manushi shpjegon se cilat jane nivelet optimale te tyre ne organizem dhe si mund te parandalohet akumulimi i tyre dhe si ndikon regjimi ushqimor ne mbajtjen nen kontroll te triglicerideve ne gjak?

Çfare jane trigliceridet dhe cili eshte roli i tyre ne organizmin e njeriut?Trigliceridet jane pjese perberese e yndyrnave ne gjak dhe perbejne nje burim te rendesishem energjie per organizmin e njeriut.

Sa eshte niveli optimal i tyre ne organizmin?
Vlera normale e triglicerideve eshte ne kufijte 150 mg/deciliter, por kufijte qe mund te tolerohet, shkojne deri ne 199 mg/ deciliter. Mbi kete vlere ato konsiderohet i larte dhe shfaq nje sere problemesh. Keshtu niveli i larte i triglicerideve, i shoqeruar me ate te kolesterolit ne gjak quhet dislipidemi, qe eshte nje nga shkataret kryesore te shfaqjes se kardiopative dhe te eneve te gjakut. Ne te njejten kohe niveli i larte i trigliceridve ndikon ne formimin e arterosklerozave, qe cojne ne shfaqjen e problemeve me eneve te gjakut ne tru dhe zemer.

Cilet jane shkaktaret e rritjes se nivelit te triglicerideve ne gjak?
Nder shkaktaret kryesore te rritjes se nivelit te yndyrave ne gjak eshte menyra e ushqyerjes, nje diete e pasur kryesisht me yndyrna shtazore, sidomos me mishin e bagetive te imeta. Por, edhe mbipesha, semundja e diabetit, trashegimia dhe sidomos abuzimi me alkoolin ndikojne mjaft ne shfaqjen e ketij problemi.



Cilat jane grupmoshat me te prekura dhe me te rrezikuara?
Kjo eshte nje semundje qe zakonisht ndeshet ne moshat madhore,
sidomos pas te 30-ave kur nis dhe abuzimi me alkoolin apo nisin te shfaqen simptomat e para te diabetit. Nese ky problem eshte i trashegueshem, atehere shenjat shfaqen dhe ne moshe me te re.

Cilat jane shenjat klinike te nivelit te laret te triglicerideve ne gjak?
Fakti qe niveli i larte i triglicerideve ne gjak sherben si faktor shperthyes per nje sere semundjesh te tjera, ben qe shenjat klinike tu bashkangjiten ketyre patologjive. Megjithate personat qe kane nivel te larte te triglicerideve ne gjak kane nje shtrese dhjami te depozituar ne pjesen e kapakeve te syve, midis gishterinjve dhe berrylat.

Si mund te ulet niveli i triglicerideve ne gjak?
Studime e koheve te fundit kane treguar se, dieta mesdhetare qe bazohet ne zarzavatet, frutat, peshkun, mishin e pules kryesisht ate te bardhe, ndikon ne uljen e nivelit te yndyrnave ne gjak, dhe sigurisht dhe te triglicerideve si pjese perberese e tyre. Rekomandohet te perdoren sa me shume ushqimet e fresketa, te paperpunuara dhe te ziera. Ndersa per gatim keshillohet te perdoret vaji i ullirit dhe ai i misrit. Natyrisht me mjaft rendesi jane dhe medikamentet, statinat dhe fibrinat, te cilat duhet te perdoren vetem nen mbikeqyrjen e mjekut specialist.

Eshte e vertete qe aktiviteti fizik, eshte nje nga celesat e suksesit per uljen e nivelit te triglicerideve ne gjak?
Po, kjo eshte e vertete. Aktiviteti fizik kontribuon ne uljen e nivelit te triglicerideve, pasi parandalon akumulimin e depozitimeve te tyre ne gjak. Pervec kesaj ndikon ne mbajtjen nen kontroll te peshes trupore dhe ndihmon muskujt te diegin trigliceridet per te prodhuar energjine e nevojshme per levizjen.
Vecse duhet te kihet parasysh qe kjo duhet bere ne baze te kushteve dhe mundesive klinike te gjithsecilit.

Si mund te parandalohet kjo semundje?
Menyra me e mire per te parandaluar semundjen eshte ndjekja e nje regjimi ushqimor te shendetshem dhe nje jete sa me aktive. Natyrisht, rekomandohen kontrollet e herepashershme te niveleve te triglicerideve ne gjak, sidomos te personat qe kane histori familjare, pra qe kane predipozicion gjenetik.

Predispozicioni
-menyra e ushqyerjes, dieta e pasur me mish bagetie te imet
-trashegimia
-jeta sedentare, me aktivitet te paket fizik
-diabeti
-abuzimi me alkoolim


Keshilla
-kryeni sa me shume aktivitet fizik
-eliminoni alkoolin
-privilegjoni menyne mesdhetare
-beni kontrolle te herepashershme ne nivelit te triglicerideve ne gjak

'
Komente
nga : juli
Koment publikuar ne daten 02.12.2011
Pershendetje! kam nje vit qe po merem me aktivitete fizike me djete te fresket dhe te zjera lash duhanin dhe birren vazhdoj me ttriglicemide 859 tani do filloj ilacet se skame zgkidhje. A ka ndonje rruge tjeter para se te filloj ilacet.

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit