Publikuar me : 06.12.2011 Ne :
Sociale - 83 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Quhet Kepler-22b dhe është planeti më i ngjashëm me Tokën i zbuluar ndonjëherë. NASA e ka zbuluar “vëllain” e Tokës në një largësi prej 600 vitesh dritë.
Planeti Kepler–22b gjendet në një largësi të tillë nga dielli i vet, saqë është e mundur të ketë ujë, baza kryesore për jetën. Viti me 290 ditë, temperatura mesatare 22 gradë dhe madhësia dy herë e gjysmë më e madhe se Toka e Kepler-22b të bën të mendosh se në të mund të ketë jetë.
Studiuesit nuk kanë përcaktuar ende nëse planeti ka kompozicion shkëmbor si Toka dhe Marsi apo gazor si Jupiteri apo Neptuni, por zbulimi i tij përbën një hap të rëndësishëm në zbulimin e planeteve të ngjashëm me atë ku jetojmë.