UPDATE- Kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama u kishte premtuar besimtareve myslimane ndertimin e nje xhamie te re ne qender te kryeqytetit. Premtimi i Rames ishte mbeshtetur te Plani Francez per qendren e Tiranes, i cili prashikonte ndertimin edhe te nje objekti kulti ne qender te kryeqytetit, duke plotesuar trikendeshin e kulteve te tre feve kryesore. Lajmi i mire i dhene per besimtaret myslimane, nje dite para festes se Kurban Bajramit, ishte hedhur poshte nga ministri Ministria e Puneve Publike dhe Transportit, si nje genjeshter per qellime elektorale dhe se ne vendin ku eshte premtuar ngritja e xhamise jane parashikuar kulla dhe nje qender tregtare. Por ndertimi i xhamise se re per besimtaret muslimane ishte parashikuar qe ne projektin francez per qendren e Tiranes. Ne rregulloren per zbatimin e studimit urbanistik te qendres se qytetit te Tiranes, te miratuar ne 2004, nga kryetari i KRRTRSH-se, ishkryeministri Fatos Nano dhe kryetari i KRRTse Tirane, kryetari i bashkise se Tiranes Edi Rama, ndertesa e re e kultit per besimtaret myslimane ka numrin 12. Rregullorja teknike ishte hartuar ne zbatim te Studimit Urbanistik te Qendres se Qytetit te Tiranes, nga studio franceze Architecture Studio, kontraktuar sipas Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr. 672, dt. 07.10.2003 dhe qe fitoi konkursin nderkombetar urbanistik te organizuar nga qyteti i Tiranes ne Korrik
2003. Ne te ishin parashikuar te gjitha zhvillimet e ardhshme ne qendren e Tiranes, duke mos perjashtuar as seline e re te Kuvendit te Shqiperise, ne po ate vend, ku e kishte planifikuar edhe konkursi I zhvilluar tre vite me pare, ne pjesen e pasme te Ish-Komitetit Qendror te PPSH-se
Xhamia
Xhamia e re e Tiranes mban numrin 12 ne projektin francez per qendren e Tiranes. Sipas te dhenave teknike lartesia e nderteses do te jete 18,8 metra, e njejte me Pallatin e Kultures. Minareja mund ta kaloje kete lartesi maksimale, por duhet te mbetet me e ulet se minareja e Xhamise se Ethem Beut dhe se Kulla e Sahatit. Ne veri dhe lindje te saj nuk do te kete ndertesa ngjitur, ndersa me numer 6, me ne perendim do te jete nje ndertese me te njejten lartesi. Ne krahun e majte te xhamise, ne perendim do te vijojne njera pas tjetres, numer 7(a,b,c), tre ndertesa me destinacion qender tregtare, te perbera nga galeri qe shikojne nga qyteti, nga nje zone dyqanesh dhe kalime kembesoresh, me imazhin e Covent Garden-it ne Londer. Qendra tregtare do te kete nje hyrje nga Sheshi Skenderbej dhe nje hyrje te prapme nga unaza e pare. Larg, ne veri xhamia do te kete perballe hotelin Tirana International (numri 11) dhe sipas studimit francez Kulla e hotelit do te kete efekt te madh mbi Sheshin Skenderbej. Studimi planifikon ti jape kesaj godine madhore nje pamje te re, ne menyre qe te reflektoje kete perteritje te sheshit te Tiranes.
Ne jug te xhamise do te jene nje varg kullash (1f ,g, i, j), me lartesi kater kat dhe kulla 1g eshte parashikuar te ndertohet ne vendodhjen aktuale te Teqes te Helvetinjve, objekt kulti, qe duhet riformuluar si hapesire e re brenda kulles duke marre nje tjeter vlere.
***
Tirana se shpejti do te kete nje muze dedikuar bashkejeteses fetare. Projektidene e prezantoi sot kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama sebashku me studiues, historiane dhe perfaqesues te komuniteteve fetare mbeshtetes te kesaj ideje.
Ky eshte nje projekt qe i duhet Tiranes. Ky eshte nje muze qe i mungon Tiranes. Si cdo projekt i domosdoshem, si cdo objekt i munguar ne nje realitet, na detyron per nje qasje inteligjente dhe nje qendrim te suksesshem, deklaroi Rama
Muzeu mendohet te ngrihet prane xhamise se madhe, premtuar dy dite me pare nga kryebashkiaku Edi Rama, dhe dy katedraleve ne kryeqytet.
Nderkohe historiani Paskal Milo e konsideroi projektin si shume te rendesishem, duke theksuar se Tiranes i ka munguar nje muze i tille.
Milo tha se ky muze pritet te kthehet ne nje qender te madhe kulturore, ku te reflektohet bashkejetesa, mirekuptimi dhe qytetaria.
Kreu i PS-se, njeheresh lideri i socialisteve Edi Rama ne diten e Kurban Bajramit i premtoi komuniteit musliman ngritjen e nje xhamie te madhe ne kryeqytet.
Shoqeruar nga bashkeshortja, Linda, Rama bashke me urimet per kete dite te sakrifices, paqes, mirekuptimit, perseriti nismen e Bashkise per ngritjen e xhamise se re ne kryeqytet.
Sa here dalim nga keto dyer flasim fjale te bukura per bashkejetesen fetare dhe per unikalitetin e ketij qyteti dhe ketij vendi, qe jeton me te treja komunitet fetare ne harmoni.
Sot une jam shume i lumtur qe pervec fjaleve mund te perserise nismen per ti hapur rruge me ne fund realizmit te xhamise se re, e cila ploteson trekendeshin e bashkejeteses fetare, duke fuqizuar kete imazh te harmonise fetare. Duke i dhene besimtareve myslimane shtepine e tyre te re e duke i dhene te gjithe kryeqytetasve nje pike te re referimi ne kete qytet- tha Rama.
Sipas tij, Tirana eshte nje qytet unik qe mund ti tregoje botes nje shembull te jashtezakonshem lidhur me bashkejetesen fetare.
Pas vizites se Rames, ne seline e Komunitetit Mysliman mberriti zevendeskryeministri Ilir Meta. Jemi ne nje moment ku shkalla e lirise dhe dinjitetit eshte me e larte. Ne kete Shqiperi demokratike evropiane padyshim qe edhe besimi te Zoti ka patur rolin e tij, ndaj ne festa te tilla te gjithe shqiptaret te bashkohen, tha ai.
Besimtaret myslimane ne gjithe vendin kane nisur festimet e Kurban Bajramit, dita qe per ta eshte simbol i sakrifices ndaj besimit te Zoti.
Mijera vete qe heret ne mengjes jane mbledhur ne bulevardin Deshmoret e Kombit dhe kane kryer ritet e kesaj dite shume te rendesishme per ta.
Festimet qe i takojne kesaj dite shenojne flijimin dhe sakrificen e njeriut ne emer te besimit te zotit dhe ne emer te dashurise per njeriun. Ajo perben festen e madhe te meshires, te faljes, mirekuptimit, miresise, vellazerimit dhe paqes.
Riti i faljes se Bajramit te madh ka dy momente; e para eshte lutja nepermjet te ciles shprehet adhurimi per Zotin dhe me pas vjen predikimi.
Nje dite para festes se Kurban Bajramit, kreu i bashkise se Tiranes ka dhene lajmin e mire per gjithe besimtaret myslimane. Nje xhami te re ne qender te Tiranes, e denje per gjithe besimtaret.
Dua ti jap lajmin se bashkia ka gati planin e punes per realizimin e xhamise se re te Tiranes dhe krahas me kete te nje muezeu per bashkejetesen fetare- tha Rama, gjate nje conference nga zyra e tij ne Bashkine e Tiranes.
Sipas tij, xhamia e re eshte godina e munguar per nevojat e myslimaneve, qe meriton shtepine e vet te re ne qender te Tiranes, por ajo eshte dhe kendi i munguar i trekendeshit te bashkejetes fetare, qe i brendashkruhet Tiranes.
Pas nje pune serioze, bashkia sot eshte ne gjendje te pergjigjet pozitivisht kerkeses se komunitetit mysliman per hapesiren, por edhe te prezantoje ne ditet ne vijim idene per nje muze te Tiranes per bashkejetesen fetare. Shembulli i tolerances ka qene shembull i bashkejeteses qytetare. Per xhamine e re kemi gati siperfaqen e nevojshme bazuar ne planin e qendres, por edhe asistencen teknike per te organziaur konkurisin nderkombetar qe plani parasheh- tha Rama.
Disa muaj me pare, Presidenti i Republikes, Bamir Topi pas urimit per te gjithe besimtaret myslimane me rastin e Fiter Bajramit, beri thirrje per predikimin e fese neper institucionet perkatese.
Feja eshte kulture. Eshte sa kulture individuale, por eshte edhe kulture institucionale. Une nuk do te deshiroja qe vitet qe vijne te na bejne te shikojme besimtare, te cilet falen trotuareve apo rrugeve, sepse kur shkojme ne Evrope, shkojme me shume elemente- tha Topi
Presidenti ka bere thirrje qe te gjithe te japin kontributin e tyre, qe edhe komuniteti mysliman ne Tirane, te kete xhamine e tij. Ky komunitet, sipas Topit, duhet te kete institucionin e tij, qe te ushtroje, te predikoje, te falet, ta kete kete raport me institucionin brenda institucionit