Zgjedhja e delegateve, Klosi Votimi, shprehje e qarte e lirise qe ekziston brenda PS
Publikuar me : 23.10.2011 Ne :
Politike - 58 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

“Partia Socialiste është parti e vlerave, e lirë dhe e hapur. Kongresi i sapozgjedhur ka një mandat të fortë për zgjedhje të reja politike. Kongresi i 5 nëntorit do të jetë momenti i bashkimit të socialistëve në një vizion të ri për këtë vend”, u shpreh sekretari organizativ i PS, Blendi Klosi, një ditë pas përfundimit të votimit për delegatët e Kongresit që socialistët do të mbajnë më 5 nëntor.
Duke folur në një konferencë shtypi, Klosi u shpreh se zgjedhjet nga të cilat dolën 344 delegatët që do të marrin pjesë në Kongres janë shprehja më e qartë e lirisë dhe demokracisë që mbizotëron në partinë më të madhe të opozitës.
“57 mijë e 140 anëtarë të Partisë Socialiste u shprehën me votën e tyre për zgjedhjen e Kongresit. Shifrat e djeshme vlerësojnë se 85 për qind e anëtarëve kanë marrë pjesë në votime, pra është një shifër maksimale”. Kjo është demokracia e PS-së. Nga 344 delegatët e saj, mbi 40 përqind janë gra dhe vajza. Kush ankohet për mungesë lirie, nuk di ç’të bëjë me lirinë. Kush do ta përdorë lirinë për të bërë diçka të mirë për këtë vend, ja ku e ka PS-në. Të lirë. Demokratike. Të bashkuar. Të vetmen parti ku liria punon dhe garanton çdo anëtar në lirinë e vet”, ka përfunduar Klosi.