Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Zgjedhjet e ardhshme, me votim elektronik

Publikuar me : 26.07.2010 Ne : Politike - 145 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ministri Pollo sqaroi dje proceduren qe do te ndiqet ne zgjedhjet e ardhshme vendore. Per kete votim, duhet konsensusi PD-PS


TIRANE- Qeveria shqiptare ka filluar pergatitjet per futjen e votimit elektronik ne zgjedhjet e ardhshme vendore. Lajmi eshte konfirmuar dje nga ministri i Teknologjise dhe Inovacionit, Genc Pollo, i cili sqaron gjithashtu se ky eshte nje projekt pilot dhe do te aplikohet vetem ne disa zona zgjedhore.

Ky hap i ekzekutivit shqiptar nuk mund te ndermerret pa konsensusin e opozites, pasi duhen bere ndryshimet perkatese ne Kodin Zgjedhor, ku perfshihet edhe sistemi i zgjedhjeve.


Per futjen e votimit elektronik ne zgjedhjet e ardhshme duhet nje konsensus me opoziten. Mund te operohet me bashki apo me komuna pilot, por kjo duhet percaktuar relativisht heret ne menyre qe te percaktohen shpenzimet, ben te ditur ministri Genc Pollo.


Debatet e lindura per zgjedhjet e fundit parlamentare midis Partise Socialiste dhe Partise Demokratike, ka sjelle qe kjo e fundit permes kryetarit, Sali Berisha te ofroje nje sistem votimi ndryshe nga sa jane bere ne Shqiperi.


Megjithese Kryeministri hodhi idene e tij per votimin elektronik, opozita e ka kundershtuar kete variant duke e cilesuar si utopi dhe te pazbatueshem per kushtet e vendit tone.


Nga ana tjeter, ministri i Teknologjise dhe Inovacionit e vlereson futjen e sistemit te ri te votimit si nje hap shume te rendesishem per te rritur akoma me teper transparencen e procesit zgjedhor, dhe qe mund te sjelle moskontestimin e zgjedhjeve nga palet.


Zhvillimi i zgjedhjeve ne Shqiperi permes votimit elektronik do te varet nga rezultatet qe do te perfitohen nga projekti pilot. Kjo pasi, sic shpjegon zyrtari i larte i shtetit shqiptar, jo e gjithe popullata mund te ambientohet me sistemin e ri te votimit, pasi gjithmone eshte votuar me ane te fletes se votimit.


Meqe nuk kemi te bejme vetem me nje personel qe mund te trajnohet ne nje afat te shkurter, por do kemi te bejme me gjithe popullsine qe voton, nga me te rinjte, ata qe mbushin moshen per te votuar per here te pare deri tek me te moshuarit qe kane te drejte te votojne ata duhet te mesojne qe votohet ne nje menyre te re, sepse kane 20 vjet qe votojne me flete votimi dhe ti vesh perpara nje ekran, nje tastiere apo si do gjendet edhe zgjidhja teknike, kerkohet kohe perpara qe ti thuhet se do votoni ne kete menyre , deklaroi Pollo.


Me iniciativen e qeverise tani mbetet vullneti i partive politike nese me te vertete duhet te zbatohet nje procedure e tille per zgjedhjet e ardhshme ne Shqiperi. Kjo kerkon ngritjen e nje Komisioni Elektoral qe Partia Demokratike dhe Partia Socialiste te bien dakord per ndryshimet, dhe me pas te miratohen ne Kuvendin e Shqiperise. Ndryshimet ne Kodin Zgjedhor kerkojne 84 vota.


Per momentin ceshtja e hetimit te zgjedhjeve te kaluara eshte ne fokusin e partive politike. Me zgjidhjen e krizes politike ne vend mund te diskutohet edhe varianti i votimit elektronik.

Propozimi i Berishes Votim me gjurmen e gishtit


Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, deklaroi kohe me pare se qeveria qe ai drejton do te aplikoje votimin elektronik per zgjedhjet e ardhshme, me qellim shmangien e kontestimeve. Ne kete menyre, u shpreh ai, nuk do te kete me kuti votimi qe te kerkohen per tu rihapur nga opozita.


Nuk do te kete ne zgjedhjet e ardhshme, as kuti, as komisione, as flete votimi. Prit, prit, keni frike nga teknologjia. Mos u tregoni prehistorike. Me degjoni mua. Do te marre fund gjyqi i shemtuar publik qe po u beni cdo dite ne Parlament 20 mije komisionereve socialiste.


Nuk ka me komisionere, ka vetem votim me gjurmen e gishtit te bazuar me IT. Nuk do te kete me flete votimi, do te kete ekrane flete votimi, nuk do te kete me kuti votimi, propozoi nismen e qeverise, Sali Berisha.


Rama Utopi e parealizueshme ne Shqiperi


Votimi elektronik ne zgjedhjet e ardhshme vendore eshte kundershtuar nga Partia Socialiste. Ne nje deklarate te pak koheve me pare, kryetari i selise roze, Edi Rama, e ka cilesuar si utopi kete ide, duke vleresuar se vendi yne nuk i ploteson kushtet per nje zhvillim te tille. Nuk kam asnje kundershtim, por jam i bindur se eshte nje utopi e parealizueshme ne realitetin shqiptar.


Ne Estoni votimi elektronik behet me internet duke qene ne avangarde me zhvillimet elektronike. Vetem 25 per qind e njerezve votojne elektronikisht dhe 75 per qind e votuesve shkojne vete fizikisht. Ku e gjeni ju lidhjen mes Shqiperise dhe Estonise, ku nuk ka asnje shans shtrirja e internetit dhe garantimi i zgjedhjeve permes internetit? Nuk ka rendesi nese voton me internet apo me mushke, rendesi ka qe te zbatohet ligji,-deklaroi Edi Rama.


KQZ Votimi elektronik realizohet, te diskutohet lloji i votimit qe do te perdoret

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vleresuar se votimit elektronik ne Shqiperi mund te realizohet. Kryetari i institucionit te administrimit te zgjedhjeve, Arben Ristani, deklaroi kohe me pare se ky lloj votimi eshte koherent, por duhet diskutuar se cili votim elektronik do te perdoret. Per mendimin tim eshte shume e mundshme qe votimi elektronik te realizohet.


Ajo qe eshte per te diskutuar eshte se ne cmase dhe cili lloj i votimit elektronik do te mund te perdoret. Sistemi elektronik i votimit eshte perdorur ne disa vende te botes dhe jane kolauduar mekanizma te tilla qe sigurojne fshehtesine e votes. Megjithate, ne rast se do te vendoset te perdoret votimi elektronik detajet do te debatohen sigurisht ne menyre transparente, pasi nje standard i tille, tashme eshte vendosur, -shprehu qendrimin kryetari i KQZ-se.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Topi Presidenti te zgjidhet nga populli, do jete zgjedhja me e mire

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 64 here.
Topi  Presidenti te zgjidhet nga populli, do jete zgjedhja me e mirePresidenti Bamir Topi Zgjedhja me mirë e presidentit është vetëm nëse bëhet nga populli ka deklaruar presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Debat” në Vizion Plus, ku ka folur rreth zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Presidenti Topi ka komentuar garën presidenciale, në nisje të negociatave dhe ka thënë se kandidatura mund të jetë nga PD, por duhet të votohet nga PS “Presidenti mund të jetë nga PD, por nëse siguron më shumë se 71 vota, atëherë merr kuptimin...Lexo te gjithe artikullin »


» Patozi leter Rucit Te fillojme negociatat per presidentin
» Spahiu Presidentin duhet ta duan ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri, teatral
» Kamez, 300 te rinj behen pjese e PS-se
» Jahjaga viziton studentet e plagosura
» Presidenti, Berisha takon Mediun Procesi do jete transparent
» Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen
» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit