Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Zgjedhjet ne Tirane, prokuroria merr ne pyetje drejtoret e KQZ

Publikuar me : 26.10.2011 Ne : Politike - 81 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Nga Luis Tanushi

Prokuroria e Tiranës ka pritur fundin e afateve ligjore për të nisur verifikimin e padisë së dorëzuar nga Partia Socialiste për manipulimin e zgjedhjeve vendore në kryeqytet. Një grup nga organi i akuzës ka zbarkuar dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ku kanë marrë në pyetje dy prej drejtorëve të këtij institucioni lidhur me procedurat e ndjekura gjatë periudhës zgjedhore. Ndërkohë prokuroria pohoi se ka sekuestruar edhe disa dokumente që kanë të bëjnë me zgjedhjet.

Drejtoresha Juridike, Dëshira Pasku dhe Drejtori për Komisionet Zgjedhore, Alfred Spahiu janë marrë në pyetje për të dhënë sqarime në lidhje me procesin dhe pretendimet e ngritura nga socialistët. Mësohet se Prokuroria ka nisur verifikimet edhe për disa kuti të materialeve zgjedhore që i përkasin komunës Dajç në Lezhë. Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se kjo është një procedurë rutinë që ndiqet në të tilla raste.

Në mbledhjen e 26 shtatorit, anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vendosën që të miratojnë me unanimitet hapjen e kutive, por duke i lënë një muaj kohë Prokurorisë për të sekuestruar kutitë, nëse do të niste hetimet për zgjedhjet vendore. Pavarësisht sekuestrimit të disa kutive, procesi in hapjes së kutive nuk është ndërprerë duke vijuar ditën e sotme me ngarkesë të plotë. Në 22 korrik socialistët depozituan në Prokurori edhe dy kallëzime shtesë lidhur me veprimtarinë e KQZ-së. Opozita pretendon në paditë e saj se administrata institucionit që merret me administrimin e zgjedhjeve ka dorë në mospërputhjen e shifrave si dhe në manipulimin e zgjedhjeve.

Kallëzimin e dytë është bërë në momentin që KQZ ndërhyri në rezultatin e Tiranës. “Ne pasi morëm edhe pamjet filmike, të cilat i pamë dhe i rakorduam me rezultatet dhe me procesverbalet e grupeve të numërimit, arritëm në bindjen e thellë që të gjitha këto janë prova të mjaftueshme për prokurorinë shqiptare për të vënë para përgjegjësisë ligjore personat e caktuar”, thuhej në kallëzimin e dorëzuar nga Partia Socialiste në Prokurorinë e Tiranës.

Duke e cilësuar rezultatin e kryeqytetit të manipuluar, socialistët shprehen se KQZ dhe gjykata u munduan t’i shmangen të vërtetës së zgjedhjeve pas procedurave ligjore dhe se i takon tashmë prokurorisë për të zbardhur të vërtetën.

 

Vendimi për djegien e fletëve

Mes debate të forta, anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve miratuan projektvendimin e përgatitur nga administrate për procesin e hapes së kutive të zgjedhjeve të 8 majit. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Eridian Salianji kërkoi që të mos digjen fletët e votimit, të paktën ato për Bashkinë e Tiranës deri sa të shprehet prokuroria lidhur me kallëzimin penal në lidhje me parregullsitë për Tiranën. “Fletët e votimit nuk mund të digjen pasi ato janë objekt i kallëzimit penal që PS ka bërë në prokurorinë e Tiranës, për sa i takon rezultatit për kryeqytetin. Fletëvotimet janë prova e vetme që faktojnë manipulimin zgjedhor në Bashkinë e Tiranës dhe ato nuk mund të digjen pasi ato janë objekt i kallëzimit penal që PS ka bërë në prokurorinë e Tiranës, për sa i takon rezultatit për kryeqytetin”,- tha në atë kohë Salianji. Por kryetari i KQZ-së dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike e cilësuan të pambështetur në ligj. Pas propozimit të nënkryetares së KQZ-së Dëshira Subashi, me 7 vota pro dhe asnjë kundër u vendos që procesi i djegies të bëhet brenda afatit kohor 31 tetor – 31 dhjetor i 2011.

3 ligje

Janë dekretuar dje nga presidenti Bamir Topi. Ligji i parë është ai “Për mënyrën dhe procedurat e shitjes së pronave të personave juridikë jobankarë që kanë marrë hua nga publiku i gjerë”. Të tjerët janë “Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndryshuese ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë për realizimin e një sistemi kompjuterik për Regjistrin Themeltar të Gjendjes Civile në Shqipëri” dhe “Buxhetit faktik i Shtetit për vitin 2010”.

 

“Venecia”: Mos prisni ne, filloni me reformën

Komisioni i Venecias i bëri thirrje dy partive kryesore që të nisin punën për reformën zgjedhore. Sekretari i këtij komisioni Thomas Market deklaroi se rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe ato të ekspertëve të Venecias janë të mjaftueshme për të nisur punën për reformën zgjedhore duke filluar me ndryshimin e Kodit. “Nuk duhet të shohim pas, por para. Do të nxjerrim një opinion në mes të dhjetorit, por disa përfundime janë gati tani. E para është nisja e punës dhe ngritja e një Komisioni Parlamentar për reformën zgjedhore. Jemi optimist që do funksionojë shpejt dhe më duhet të nënvizoj se puna duhet të nisë shpejt sepse keni një numër të madh rekomandimesh. Çështjet janë të qarta, tani duhet që Parlamenti të fillojë të punojë mbi opinionet. Me 16-17 do kemi një opinion më të qartë për të adresuar çështjet e OSBE/ODIHR. Jemi gati të punojmë me Komisionin Parlamentar”, deklaroi Market. Gjatë qëndrimit në Tiranë, ekspertët e Komisionit të Venecias kanë zhvilluar disa takime me negociatorët e caktuar nga PD dhe PS.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Topi Presidenti te zgjidhet nga populli, do jete zgjedhja me e mire

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 64 here.
Topi  Presidenti te zgjidhet nga populli, do jete zgjedhja me e mirePresidenti Bamir Topi Zgjedhja me mirë e presidentit është vetëm nëse bëhet nga populli ka deklaruar presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Debat” në Vizion Plus, ku ka folur rreth zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Presidenti Topi ka komentuar garën presidenciale, në nisje të negociatave dhe ka thënë se kandidatura mund të jetë nga PD, por duhet të votohet nga PS “Presidenti mund të jetë nga PD, por nëse siguron më shumë se 71 vota, atëherë merr kuptimin...Lexo te gjithe artikullin »


» Patozi leter Rucit Te fillojme negociatat per presidentin
» Spahiu Presidentin duhet ta duan ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri, teatral
» Kamez, 300 te rinj behen pjese e PS-se
» Jahjaga viziton studentet e plagosura
» Presidenti, Berisha takon Mediun Procesi do jete transparent
» Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen
» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit