Publikuar me : 12.12.2011 Ne :
Rajoni - 58 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Në zgjedhjet presidenciale në Rusi të cilat do të mbahen gjatë vitit të ardhshëm, do të kandidojë një miliarder rus. Sipas mediave ruse, mësohet se një nga njerëzit më të pasur në Rusi, Mihail Prohorov do të sfidojë kryeministrin Vladimir Putin.
“Unë kam marrë një vendim dhe është ndoshta është më i rëndësishmi i jetës sime. Unë do të kandidoj për president. Siç ju kujtohet, Kremlini më largoi mua dhe shokët e mi nga partia “Kauza e Drejtë” dhe ne nuk patëm mundësi të arrinim atë që dëshironim”, tha Prohorov.
Prohorov është renditur në mesin e pesë miliarderëve rusë, nga revista “Forbes”.