|
Zgjedhjet, Shqipëria kalon provën
Publikuar me : 29.06.2009 Ne :
Politike - 344 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Si rrallehere ne vitet e demokracise, vetem pak çaste pas mbylljes se procesit te votimit, dy lideret kryesore dolen ne nje vleresim te perbashket. Sali Berisha dhe Edi Rama vleresuan pothuajse me te njejtat nota optimiste procesin elektoral, duke dashur t‘i japin nje mesazh te qarte faktorit nderkombetar. Ndryshe nga me pare, selite e partive nuk jane nxituar te deklarojne fitoren. Nje pakt ky qe, sipas burimeve politike, eshte imponuar nga faktori nderkombetar i akredituar ne Tirane. Teksa kutite e votimit ishin mbyllur, kryetari i PD-se foli me nje gjuhe racionale dhe heshti per rezultatin e zgjedhjeve, duke pritur verdiktin final te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. I pyetur se çfare do te bente nese keto zgjedhje i fitojne socialistet, kreu i PD-se, Berisha, u shpreh se "nese me takon mua t‘i telefonoj, une do t‘i telefonoj". Lidhur me qendrimin e kreut te Levizjes Socialiste per Integrim, qe pranoi se ne keto zgjedhje u arriten standardet dhe i pyetur nese do ta pershendeste qendrimin e kreut te LSI-se, Berisha tha se "per ta pershendetur, nuk e di a e meriton apo jo pershendetjen time". Kreu i PD-se tha se "ajo qe mua me intereson eshte pjesemarrja ne zgjedhje". Ai ftoi qytetaret te ndjekin rezultatin me maturi, pa krijuar idera te triumfatoreve dhe humbesve. Ne nje shifer te perafert, kreu i PD-se theksoi se pjesemarrja ne keto zgjedhje ka qene e larte dhe ajo eshte 15 per qind me e larte sesa ne zgjedhjet e vitit 2005. "Kane votuar fuqishem Tirana, Durresi, Shkodra, Korça, Elbasani, pra ne teresi eshte treguar nje entuziazem elektoral. Ju kerkoj njerezisht te mos merrni perqindjen se per secilin prej jush eshte e qarte qe perqindja i referohet 3.1 milione zgjedhesve dhe te pakten, 1.2 milione nuk jane ne Shqiperi", u shpreh Berisha. Sipas tij, zgjedhjet me pjesemarrje te gjere jane zgjedhjet ku sovrani flet fuqishem ne menyre vibrante optimiste, entuziaste me zerin e tij dhe kjo pra eshte merite e çdo qytetari shqiptar qe ka marre pjese ne votime. "Une kam besim te plote, se pari te komisioneret, te cilet e menaxhuan me dinjitet procesin elektoral. Me shkalle te larte pergjegjesie ligjore zbatuan ligjin dhe kane merite te veçante", u shpreh Berisha. Sipas tij, ne kete fushate, ka pasur zero implikim te forcave te rendit ne procesin elektoral, madje shume prej tyre mund te kene mbetur pa votuar per shkak te detyres, sepse jane transferuar ne rrethe te ndryshme. "Ne keto zgjedhje nuk ka te humbur, keto jane zgjedhje vetem me te fituar, sepse Shqiperia europiane eshte Shqiperia e te gjithe qytetareve shqiptare", u shpreh Berisha. Kreu i Partise Socialiste, Edi Rama, tha se partia e tij ka raportuar vetem nje pjese te vogel te problemeve te hasura ne realitet, ndersa u shpreh i bindur se e ka fituar betejen, megjithese nuk e theksoi kete. "Dua te theksoj se, pavaresisht nje sere parregullsish dhe detajesh te papelqyeshme te vena re ne pjese te ndryshme te territorit te Shqiperise, ne teresi u realizua objektivi i garantimit te procesit, i garantimit te qetesise dhe te normalitetit demokratik per qytetaret dhe qytetaret qe vershuan ne mase drejt kutise se fshehte", tha Rama. Ai u shpreh i kenaqur per faktin se "per kete pjese te pare te procesit mbajtem fjalen e dhene qytetareve dhe qytetareve, duke e mbrojtur procesin dhe duke qene nje vlere e shtuar ne teresine e masave te marra, ku hiri i se vertetes e kerkon qe te nenvizoj se nuk mund te themi, te pakten deri ne kete moment, qe Policia e Shtetit nuk ishte ne lartesine e detyres dhe kjo sigurisht me gezon". Kryesocialisti theksoi shume here dje ne mbremje se procesi nuk ka perfunduar ende dhe se shqiptaret kane nevoje te mbrojne voten e tyre per te garantuar proces te rregullt zgjedhor. Rama tha se synimi i partise se tij eshte te ruaje dinjitetin e procesit, i cili gjithsesi nuk mund te konsiderohet "europian" pasi ne asnje vend te kontinentit nuk del nevoja per te ruajtur voten. "Kemi ekspozuar vetem nje pjese shume te vogel, te shume e shume detajeve, por jemi perpjekur gjate gjithe dites qe te ruajme ate qe eshte me e rendesishmja, integritetin e ketij akti te madh, qe sot shqiptaret bene, duke shkuar ne votim si asnjehere me pare dhe te ruajne dinjitetin e nje procesi, i cili ne asnje menyre nuk mund te thuhet se eshte nje proces qe eshte teresisht i ngjashem me proceset zgjedhore me Europen, ku duam te integrohemi, ku nuk ekzistojne probleme si keto", theksoi Rama.
Shifrat
Kreu i KQZ-se, Arben Ristani, paraqiti nivelin e pjesemarrjes dhe konfirmoi nisjen e procesit te numerimit
Deklarata e KQZ: Ne zgjedhje
moren pjese afro 46% e shqiptareve
Aurora Thomollari
Pjesemarrja e zgjedhesve shqiptare me 28 qershor shkon deri ne 46%. Nga burime zyrtare te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve konfirmohet se deri dje ne oret e vona te nates, nga te dhenat e mberritura te perpunuara ne menyre joperfundimtare, pjesemarrja e zgjedhesve shkon ne 46%, nje shifer kjo qe duket se eshte konsideruar e kenaqshme edhe nga subjektet politike.
Nga te njejtat burime mesohet se ne Gjirokaster pjesemarrja ka shenuar 53%, ne Lezhe 48%, ne Qarkun e Shkodres votuan 42% e qytetareve, 48% ka qene pjesemarrja ne Qarkun e Fierit. Ne Qarkun e Tiranes eshte shenuar nje pjesemarrje prej 50%, ne Qarkun e Vlores votuan 36% e qytetareve, nderkohe ne Diber, pjesemarrja ishte 43%, kurse ne Qarkun e Beratit votuan 46%, ndersa ne Qarkun e Kukesit pjesemarrja ishte 53%. Sakaq, kutite e votimit u mbyllen dje ne oren 19:00. Rreth ores, 21:30, kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve zhvilloi nje tjeter komunikim me mediat duke vleresuar me noten dhjete procesin zgjedhor, ndersa theksoi se procesi i numerimit te votave do te niste pas ores 23:00. Ai konfirmoi se nderkohe ne te gjithe Shqiperine po mblidheshin kutite e votimit ne grupet e numerimit te votave. Ristani prezantoi sistemin e monitorimit te numerimit te votave me kamera, permes te cilave kete here mund te jape rezultatin zgjedhor ne nje kohe me te shpejte se ne çdo proces zgjedhor. "Procesi i numerimit eshte procesi me i veshtire, por dhe me interesanti per menyren sesi eshte pergatitur. Do kemi mundesine qe gjithe ky ambient te shnderrohet ne nje ambient te kendshem per ju, pasi nepermjet ekraneve do shihni si numerohen votat ‘live‘. Procesi i gjate do te marre gjithe naten, do jete proces shume transparent dhe shume interesant per t‘u ndjekur. Monitoret do ndihmojne per te dhene rezultatet", u shpreh Ristani. Nderkaq, kreu i KQZ rikonfirmoi edhe nje here se ne tri qendra nuk u zhvillua fare votimi dhe per pasoje nuk mund te prodhojne rezultat. Zedhenesi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Leonard Olli, deklaroi se "procesi zgjedhor ne te gjithe vendin u zhvillua i qete dhe konform te gjitha standardeve".
Duke iu referuar informacioneve zyrtare, Olli tha se ne procesin e djeshem zgjedhesit kane votuar qetesisht dhe brenda kuadrit te rregullt ligjor. Ne deklaraten e tij, zedhenesi pershendeti edhe pjesemarrjen e larte te votuesve ne keto zgjedhje dhe zhvillimin konform standardeve te procesit ne te gjithe Shqiperine. Sipas tij, monitorimi me kamera do te mundesoje nje proces te shpejte dhe te sakte te rezultateve.
Atmosfera
Kryeqytetasit festojne,
selia e demokrateve hesht
Selia e demokrateve ka qendruar ne heshtje pas konferences se fundit te kryetarit te PD-se, Sali Berisha, ne oren 19:20. Ndryshe nga kampi blu, ku te gjithe ishin porositur te ruanin gjakftohtesine nga rezultatet e sondazheve dhe te prisnin verdiktin final te KQZ, meqenese votat do te numeroheshin ne prezencen e kamerave, ne rruget e Tiranes u shfaq nje atmosfere tjeter. Simpatizante te Partise Demokratike kane dale ne rruget e kryeqytetit per te festuar para kohe "fitoren", megjithese ende zyrtarisht nuk ishte shpallur asnje rezultat. Ne seline e demokrateve mbizoteronte qetesia, ku perveç kandidateve te Qarkut te Tiranes, perreth godines ishin vendosur edhe militantet dhe mbeshtetesit e Partise Demokratike ne lokalet perreth selise.
Kreu i Partise Socialiste kundershtoi mbreme rezultatet e "exit poll"-eve te publikuara ne media
Rama: Kemi sondazhet tona,
rezultojme plotesisht fitues
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, kundershtoi dje ne mbremje rezultatin e shpallur nga "exit poll"-et, duke bere te qarte se sondazhet e zhvilluara nga Partia Socialiste thone te kunderten e tyre. "Ne kemi sondazhet tona, qe kemi kryer brenda partise per muaj te tere, dhe thone te kunderten e asaj qe thone ‘exit poll‘-et", deklaroi kryesocialisti. Ne daljen e dyte te tij, Rama vleresoi se behet fjale per nje moment historik, ndersa kerkoi vemendjen e medias per te kutite e votimit te cilat jane duke u mbledhur ne te gjithe vendin drejt grupeve te numerimit te votave. "Ky eshte nje moment historik, ku populli shqiptar po kerkon te marre vesh vendimin per zgjedhjet e djeshme", theksoi Rama. Ai shtoi se procesi vazhdon dhe askush nuk mund te krijoje nje situate te pafavorshme, duke nisur festimet pa u numeruar zyrtarisht votat.
Kreu socialist theksoi se eshte me interes perfundimi i fazes se dyte, asaj te transportimit te plote te kutive te votimit. "Lutemi qe te garantojme procesin e numerimit, pasi eshte shume e rendesishme ajo çka ne keto momente eshte pikepyetje per ne dhe per nje popull te tere, eshte kalimi i nje provimi te madh, dhe ky provim i madh nuk mund te manipulohet per shkak te ketyre shfaqjeve te demokracise me eksperimente te gabuara, ne kohen e gabuar dhe vendin e gabuar", u shpreh Rama. Une nuk jam ketu, vijoi ai, per te komentuar "exit poll"-et, por per te thene qe s‘vlejne. "Ajo qe vlen eshte ajo qe del nga kutia e fshehte. Shqiperia nuk eshte vend per zhvillimin e "exit poll"-eve. Rezultati i tyre sot nuk vlen", u shpreh Rama. Kryesocialisti beri thirrje, sidomos per njerezit qe jane te angazhuar ne shoqerimin e kutive te votimit, e mandej te numerimit te votave. Me pare, zedhenesja e PS-se, Armela Imeraj, vleresoi se njerezit mund t‘i konsiderojne "exit poll"-et si nje zbavitje. "Jemi te detyruar te riflasim per sondazhet. Ky eshte eksperimenti i gabuar ne vendin e gabuar. Mjaftojne 20% e njerezve qe s‘pergjigjen per te permbysur keto rezultate", deklaroi ajo. Duke i cilesuar rezultatet e sondazheve si "qesharake", zedhenesja eshte shprehur se PS nuk mund te beje komente te tjera per shkak se ne keto momente procesi ka nevoje per qetesi.
Reagimi
PD porosit komisioneret:
Duhet te ruani votat
Demokratet e perqendrojne vemendjen te numerimi i votave. Syte e perfaqesuesve te Partise Demokratike ishin perqendruar dje ne transportimin e kutive te votimit, ashtu siç ishin porositur nga Partia Demokratike. Numerimi i votave do te behet ne pranine e kamerave pas grumbullimit te kutive te votimit dhe komisioneret jane sugjeruar "t‘i hapin syte kater" per kete proces. Komisioneret jane keshilluar nga demokratet te tregohen te vemendshem ne kete proces dhe te mblidhen prane qendrave te numerimit te votave. Numerimi i fletevotimeve dhe transportimi i tyre ka qene ne fokusin e vemendjes se Partise Demokratike, e cila u ka kerkuar komisionereve te tyre te tregohen te kujdesshem.
Kompania prestigjioze publikoi mbreme rezultatet e sondazhit te kryer pas mbylljes se kutive te votimit
"Exit poll" nga "Zogby International":
PD 69 mandate, PS 55, por 12 te diskutueshem
Kompania "Zogby International" publikoi rezultatet e "exit poll" te kryera pas votimit te djeshem ne 12 qarqe te vendit. Keshtu, sipas ketyre rezultateve, nese do te merreshin parasysh keto te dhena, atehere ne Parlamentin e ardhshem do te kishim 69 vende te koalicionit te Partise Demokratike, 55 te koalicionit te Partise Socialiste, 4 te LSI-se dhe 12 te papercaktuara. Marzhi i gabimit ne kete sondazh eshte 3.2 per qind. Drejtuesi i ketij "exit poll" ka bere te ditur edhe metodologjine e ndjekur per realizimin e tij. Sipas tij, sondazhi eshte kryer ne 12 qarqe ne te gjithe Shqiperine, ku ata kane intervistuar 1000 mije votues, ku jane perzgjedhur 25 deri ne 30 qendra votimi ne menyre rastesore per çdo qark. Ky "exit poll" eshte bere ne gati 400 qendra votimi ne te gjithe vendin, ku jane pyetur dy votues ne çdo vend dhe puna eshte mbikeqyrur nga supervizore ne çdo vend. Jane perfshire me shume se 1000 veta ne kete proces dhe votuesit jane pyetur kur kishin mbaruar votimin jashte qendrave te votimit. Ështe improvizuar nje kuti votimi dhe te pyeturve u eshte kerkuar ta hedhin voten e improvizuar ne to. Sipas "exit poll", ne Qarkun e Kukesit PS ka 21 per qind, PD 67 per qind, LSI 3 per qind, PR 3 per qind. E perkthyer ne mandate: koalicioni i PS-se 1, koalicioni i PD-se 2, LSI-se 0, te papercaktuara 1. Ne Qarkun e Dibres, PS 30 per qind, PD 54 per qind, LSI 3 per qind, PLL, PR 2 per qind. Ne mandate, koalicioni PS 2, koalicioni PD 3, LSI asnje, i diskutueshem 1. Per Qarkun e Shkodres, PS 30 per qind, PD 54 per qind, PR 3 per qind, te ndryshme 1 per qind. Ne mandate, koalicioni i PS-se 4, koalicioni i PD-se 6, koalicioni i LSI-se asnje, i diskutueshem 1. Per Qarkun e Lezhes, PD 57 per qind, PS 28 per qind, LSI 3 per qind, PAA, PSD 2 per qind. Ne mandate, koalicioni i PS-se 2, koalicioni i PD-se 4, LSI asnje, i diskutueshem 1. Per Qarkun e Tiranes, PD 49 per qind, PS 35 per qind, LSI 5 per qind, te ndryshme 1 per qind. Ne mandate, koalicioni i PS-se 13, koalicioni i PD-se 17, LSI 1, te papercaktuara 1. Per Qarkun e Durresit, PD 49 per qind, PS 35 per qind, LSI 6 per qind, PR 2 per qind. Ne mandate, koalicioni i PS-se 5, koalicioni i PD-se 7, LSI asnje, i diskutueshem 1. Per Qarkun e Elbasanit, PD 44 per qind, PS 38 per qind, LSI 4 per qind, G99, PR, PDK 2 per qind. Ne mandate, koalicioni i PS-se 6, koalicioni i PD-se 7, LSI asnje, i diskutueshem 1. Per Qarkun e Korçes, PD 49 per qind, PS 38 per qind, LSI 4 per qind, PR 2 per qind. Ne mandate, PS 5, PD 6, LSI asnje, i diskutueshem 1. Per Qarkun e Beratit, PS 43 per qind, PD 29 per qind, LSI 14 per qind, G99 6 per qind. Ne mandate, koalicion i PS-se 3, koalicioni i PD-se 3, koalicioni i LSI-se 1, i diskutueshem 1. Per Qarkun e Fierit, PD 36 per qind, PS 44 per qind, LSI 7 per qind, G99, PDI 2 per qind. Ne mandate, koalicioni i PS-se 7, PD-se 7, LSI-se 1,
i diskutueshem 1. Per Qarkun e Vlores, PS 42 per qind, PD 34 per qind, LSI 3 per qind, PBDNJ 11 per qind. Ne mandate, PS 7, PD 4,
LSI asnje, i diskutueshem 2. Per Qarkun e Gjirokastres, PD 37 per qind, PS 45 per qind, LSI 3 per qind, PBDNJ 6 per qind. Ne mandate, koalicioni i PS-se 2, koalicioni i PD-se 2, koalicioni i LSI-se asnje, i diskutueshem 1.
Te dhenat e "exit poll" nga "Zogby International"
Qarku Kukes
PS 21 per qind
PD 67 per qind
LSI 3 per qind
PR 3 per qind
Mandatet
Koalicioni i PS 1
Koalicioni i PD 2
LSI 0
Te papercaktuara 1
Qarku Diber
PS 30 per qind
PD 54 per qind
LSI 3 per qind
PLL, PR 2 per qind
Mandatet
Koalicioni PS 2
Koalicioni PD 3
LSI asnje
I diskutueshem 1
Qarku Shkoder
PS 30 per qind
PD 54 per qind
PR 3 per qind
Te ndryshme 1 per qind
Mandatet
Koalicioni i PS 4
Koalicioni i PD 7
Koalicioni i LSI 0
I diskutueshem 0
Qarku Lezhe
PD 57 per qind
PS 28 per qind
LSI 3 per qind
PAA, PSD 2 per qind
Mandatet
Koalicioni i PS 2
Koalicioni i PD 4
LSI 0
I diskutueshem 1
Qarku Tirane
PD 49 per qind
PS 35 per qind
LSI 5 per qind
Te ndryshme 1 per qind
Mandatet
Koalicioni i PS 13
Koalicioni i PD 17
LSI 1
Te papercaktuara 1
Qarku Durres
PD 49 per qind
PS 35 per qind
LSI 6 per qind
PR 2 per qind
Mandatet
Koalicioni i PS 3
Koalicioni i PD 7
LSI 1
I diskutueshem 1
Qarku Elbasan
PD 44 per qind
PS 38 per qind
LSI 4 per qind
G99, PR, PDK 2 per qind
Mandatet
Koalicioni i PS 6
Koalicioni i PD 7
LSI 0
I diskutueshem 1
Qarku Korçe
PD 49 per qind
PS 38 per qind
LSI 4 per qind
PR 2 per qind
Mandatet
Koalicioni i PS 5
Koalicioni i PD 6
LSI 0
I diskutueshem 1
Qarku Berat
PS 43 per qind
PD 29 per qind
LSI 14 per qind
G99 6 per qind
Mandatet
Koalicion i PS 3
Koalicioni i PD 3
Koalicioni i LSI 1
I diskutueshem 1
Qarku Fier
PD 36 per qind
PS 44 per qind
LSI 7 per qind
G99, PDI 2 per qind
Mandatet
Koalicioni i PS 7
Koalicioni i PD 7
Koalicioni i LSI 1
I diskutueshem 1
Qarku Vlore
PS 42 per qind
PD 34 per qind
LSI 3 per qind
PBDNJ 11 per qind
Mandatet
Koalicioni i PS 6
Koalicioni i PD 4
Koalicioni i LSI 0
I diskutueshem 2
Qarku Gjirokaster
PD 37 per qind
PS 45 per qind
LSI 3 per qind
PBDNJ 6 per qind
Mandatet
Koalicioni i PS 2
Koalicioni i PD 2
Koalicioni i LSI 0
I diskutueshem 1
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine :
Politike - Lexuar : 64 here.
Presidenti Bamir Topi
Zgjedhja me mirë e presidentit është vetëm nëse bëhet nga populli ka deklaruar presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Debat” në Vizion Plus, ku ka folur rreth zgjedhjes së kreut të ri të shtetit.
Presidenti Topi ka komentuar garën presidenciale, në nisje të negociatave dhe ka thënë se kandidatura mund të jetë nga PD, por duhet të votohet nga PS
“Presidenti mund tĂ« jetĂ« nga PD, por nĂ«se siguron mĂ« shumĂ« se 71 vota, atĂ«herĂ« merr kuptimin...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Patozi leter Rucit Te fillojme negociatat per presidentin
» Spahiu Presidentin duhet ta duan ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri, teatral
» Kamez, 300 te rinj behen pjese e PS-se
» Jahjaga viziton studentet e plagosura
» Presidenti, Berisha takon Mediun Procesi do jete transparent
» Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen
» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|