|
Zgjimi i Ballkanit
Publikuar me : 13.04.2011 Ne :
Kulture - 76 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
Shekulli XIX shenon nje periudhe tejet te rendesishme jo vetem per te gjitha vendet e roberuara te Ballkanit nen pushtimin osman, por edhe per vete te ardhmen e Perandorise Osmane ne zone.
Nen driten e politikave parandaluese te Aleances se Shenjte - Aleanca e madhe - ndaj cdo fryme revolucionare si edhe te interesave konkurrente te Anglise dhe te Frances - ne favor te teresise territoriale te Perandorise Osmane, popujt e Ballkanit ndermoren perpjekje per pavaresi, si pasoje e te cilave, territoret evropiane te Perandorise Osmane u perballen me nje faze te trazuar te zgjimit kombetar dhe idealeve te medha te tyre.
Mbi kete teme organizohet sot, ora 18.30 ne Hollin e Operes e Baletit, biseda me pjesemarrjen e studiuesve shqiptare, nen drejtimin e dr. Konstandinos Giakoumis, profesor i Universitetit te Nju Jorkut ne Tirane, ne bashkepunim me Fondacionin Grek te Kultures.
Disa nga ceshtjet qe trajtohen ne kete takim jane prapaskena e revoltave dhe revolucioneve te viteve 1806-1912; deri ne cmase bashkepunuan popujt kryengrites dhe fale nderhyrjes se kujt; cili ishte reagimi i Portes se Larte perballe ketyre zhvillimeve revolucionare; cilat ishin rrethanat historike qe luajten rol ne keto revolta (iluminizmi, liberalizmi, ide qe po lindnin per krijimin e shteteve-komb, politika ruse, austro-hungareze, Italia e Bashkuar etj.); a luajti rol ne kete periudhe kultura dhe civilizimi i gjuheve nacionale ne rregullimin e ceshtjeve nacionale dhe zgjimin e ndergjegjes kombetare te popujve ballkanik.
Jane ftuar pedagoge te Fakultetit te Historise, Filologjise dhe Gjuheve te Huaja, akademike dhe studente.
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|