Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Zhbllokohet fondi i parave te lejeve per 1680 police

Publikuar me : 06.10.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 95 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Qeveria ka liruar dje fondin që kishte bllokuar paratë e rreth 1680 policëve në të gjithë vendin, madje detyronte këta të fundit që të kthenin mbrapsht paratë që kishin marrë për lejen e zakonshme që nuk kishin bërë vitin e kaluar. Në korrik të këtij viti qeveria përmes një vendimi detyroi të gjithë administratën shtetërore që të kthente mbrapsht të gjitha shpërblimet dhe pagesën e lejeve të zakonshme të pabëra duke bllokuar çdo aktivitet tjetër financiar. Por dje, përmes një vendimi të dytë, përjashtoi nga kjo kategori policinë dhe Gardën e Republikës.

 

Bllokimi

Më 2 korrik qeveria vendosi që të gjithë punonjësit e administratës duhet të kthejnë në buxhetin e njësive shpenzuese çdo shpërblim i dhënë nga fondi i veçantë, gjatë 6- mujorit të parë të këtij viti, me përjashtim të rasteve, kur ligji specifik parashikon ndryshe. Zbatimi i kësaj pike të vendimit, i detyron punonjësit e policisë të kthejnë shpërblimet e marra për punë të mirë të kryera gjatë këtij gjashtëmujori. Këtu përfshihen edhe rastet kur ata kanë rrezikuar edhe jetën në krye të detyrës. Më konkretisht bëhet fjalë për rreth 680 punonjës, të cilët duhet të kthejnë shumën e rreth nëntë milionë lekëve të reja. Së dyti, në vendim thuhet se çdo punonjës policie duhet të kthejë lekët e lejeve të zakonshme të paguara për vitin 2010. Ato leje duhet të riskedulohen duke vendosur kryerjen e këtyre pushimeve brenda vitit 2011. Pra policët duhet të kthejnë mbrapsht paratë dhe duhet të bëjnë me detyrim pushim. Zbatimi i kësaj pike prek afërsisht 1000 punonjës policie, në një shumë prej rreth 54 milionë lekësh të reja. Kryesisht pagesat e lejeve të zakonshme janë bërë për punonjësit e policisë që punojnë në strukturat që gjatë muajve nëntor-dhjetor e janar- mars, janë angazhuar me ruajtjen e rendit e qetësisë publike, me rastin e protestave dhe zgjedhjeve lokale.

 

Vendimi

Ky vendim i qeverisë është kundërshtua në Gjykatë nga Sindikata e Policisë, por tashmë duket se padia do të tërhiqet. “Përjashtimisht, ky rregull nuk zbatohet për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës, që marrin pjesë në shërbime operacionale dhe kryerja e pushimeve vjetore të vitit 2010, gjatë pjesës së mbetur të vitit 2011, vlerësohet e pamundur nga titullari i institucionit. Ngarkohet Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi”,- thuhet në vendimin e djeshëm të qeverisë, i cili do të hyjë në fuqi në momentin e botimit në fletoren zyrtare. Tashmë policët duhet ti nënshtrohen një procedure të re. Ata duhet të kërkojnë miratim me shkrim nga titullari i institucionit, i cili duhet të shënojë nëse duhen paguar apo jo për lejen e pazhvilluar.

 

Ku janë bllokuar paratë

Çdo funksion në administratën publike, i miratuar në organikë dhe i paplotësuar ende, të ngrijë deri në ristrukturimin e institucioneve, në përputhje me standardet e miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Institucionet që kanë miratuar strukturën pas këtij vendimi apo që janë krijuar rishtazi, në zbatim të akteve, ligjore dhe nënligjore, vazhdojnë normalisht plotësimin e vendeve vakante.

Fondi i veçantë i planifikuar të mos përdoret për veprimtari social-kulturore deri më 1 dhjetor 2011.

Çdo shpërblim i dhënë nga fondi i veçantë gjatë kësaj periudhe për rezultate të mira në punë, me përjashtim të rasteve kur ligji specifik parashikon ndryshe, të kthehet menjëherë në buxhetin e njësisë shpenzuese.

Orët e punës, të kryera mbi kohën normale të punës, për punonjësit e administratës, të konvertohen vetëm në orë/ditë pushimi, ndërsa për punonjësit, që marrin pjesë në shërbime operacionale dhe, kur nuk është i mundur konvertimi i tyre në orë/ditë pushimi, të konvertohen me pagesë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në buxhetin e vitit 2011 nuk do të lejohet asnjë pagesë për ditët e pushimit vjetor të pakryer në vitin 2010. Çdo pagesë e kryer për këtë qëllim të kthehet në buxhetin e njësisë shpenzuese dhe ditët e pushimit vjetor të vitit 2010 të riskedulohen, duke vendosur kryerjen e këtyre pushimeve brenda vitit 2011.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Naco Sektorit privat prioritet i qeverise

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 56 here.
Naco  Sektorit privat prioritet i qeveriseMinistri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, zhvilloi sot një vizitë në disa kompani në Durrës, të cilat janë financuar nga linja e kredisë prej 25 milion euro e programit italo-shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri. Së bashku me ministrin Naço, në këtë vizitë ishte dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, z. Massimo Gaiani dhe Drejtori i Kooperacionit Italian për Zhvillim, Andrea...Lexo te gjithe artikullin »


» Lvovsky Kriza ka rritur borxhin publik
» Durres, Naco Sektorit privat prioritet i qeverise
» Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartat
» Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume
» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit