|
Zhduket familja e Ilir Kumbaros ne Shqiperi
Publikuar me : 04.12.2008 Ne :
Ceshtje Misterioze - 922 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Ekstradimi i Ilir Kumbaros,
i pandehur me akuzat
e rrembimit te Remzi
Hoxhes, Ziso Kristopulit
dhe Avdyl Loshajt vihet ne rrezik,
pasi ne Shqiperi nuk ka asnje
pjesetar te familjes. Nga verifikimet
paraprake te Prokurorise
se Pergjithshme ka rezultuar se
familjaret e Kumbaros jane larguar
ne vendet perendimore.
Por askush nuk ka dijeni per
vendndodhjen e sakte te tyre.
Familja e tij prej vitesh jetonte ne
qytetin e Rrogozhines. Mesohet
se Kumbaro kishte vetem nje
vella. Nga te dhenat ka rezultuar
se edhe ai eshte larguar jashte
Shqiperise. Por fqinjet e tij nuk
u kane dhene detaje oficereve
te policise, per shtetin ku mund
te ndodhet. Duket se e vetmja
prove e organit te akuzes per te
vertetuar identitetin e tij eshte nje
fotografi, pra as shenja gishtash
dhe analiza te ADN-se te bera
me te afermit. Por prokuroria
mund te perdore edhe nje citim
te te ndjerit Bashkim Gazidede,
sipas te cilit "Ilir Kumbaron e kam
njohur kur me ka kerkuar lirim
nga puna ne vitin 1996. Nuk e di
se çfare pune ka bere, por me ka
thene se do ikte ne Angli dhe une
e kam liruar".
Mesohet se Prokuroria Shqiptare
nuk ka derguar asnje gjurme
apo prove qe te vertetoje se personi
i arrestuar disa jave me pare ne
Angli, i vetequajturi Shaqa Shatri,
eshte Ilir Kumbaro. Ne Drejtorine
e SHIK-ut ne Tirane apo ne zyrat e
regjistrit te gjendjes civile nuk ka
asnje "dosje" me prova qe mund
te perdoren per njohjen e tij, ne
gjykaten londineze. Madje, prova
e vetme e drejtesise shqiptare
eshte vetem nje foto e disa viteve
me pare, ku transformimi i tij,
per togat e zeza ne Angli, mund
te hedhe poshte gjithçka. Burime
zyrtare nga akuza qendrore thane
dje se kane perpiluar dosjen me
kerkesen per ekstradim te Ilir
Kumbaros ne Shqiperi. Provat e
akuzes shqiptare jane deshmite
e personave te rrembyer nga
SHIK-u ne vitin 1995, por ato nuk
mund te percaktojne se personi i
arrestuar ne Angli eshte i akuzuari.
Hetuesit i kane depozituar nje
kerkese SHIK-ut per gjurme gishtash
te tij neper dokumentet qe
ka "kaluar neper dore", ne kohen
qe ka qene drejtues per Tiranen.
Por, pergjigjja ka qene e prere:
nuk ka asnje prove apo gjurme te
Ilir Kumbaros ne dosjen e tij, gjate
kohes qe ka punuar. Madje, ka
informacione se te gjitha shenjat
jane zhdukur nga ish-zyrtaret e
Sherbimit Inteligjent Shqiptar.
Zyrtarisht, Prokuroria e Pergjithshme
Shqiptare tha dje se te
vetmet prova, qe jane nisur per
njohjen e Kumbaros ne Angli, jane
deshmite e bashkepunetoreve te
tij te ngushte dhe nje foto e realizuar
vite me pare. Por, ajo çfare
kerkonte drejtesia angleze eshte:
çfare ka te perbashket personi
i vetequajtur Shaqa Shatri dhe
Ilir Kumbaro? A ka elemente te
perbashket te arrestuarit ne Angli
me ish-zyrtarin e larte te SHIKut
shqiptar? Ku ka banuar dhe a
rezulton i regjistruar ne ndonje
gjendje civile? Po gjurme gishtash
dhe nga sa pjesetare perbehet
familja e tij? Vetem disa dite me
pare akuza i eshte pergjigjur
drejtesise angleze se nga krahasimi
i fotografive rezulton se eshte i
njejti person dhe se Kumbaro ka
banuar ne qytetin e Rrogozhines
dhe me pas ne Tirane. Por drejtesia
shqiptare nuk ka mundur
te ktheje nje pergjigje se nga sa
pjesetare perbehet familja e tij,
pasi te gjithe te afermit ndodhen
jashte Shqiperise, te emigruar qe
ne vitin 1996.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 06.01.2009 Ne kategorine :
Ceshtje Misterioze - Lexuar : 671 here.
Polican- Nje punonjese e uzines se cmontimit te armeve ne Polican ka gjetur vdekjen pas shperthimit te nje predhe brenda territorit te uzines. Sipas te dhenave te para te policise punonjesja ka qene duke u ngrohur ne nje zjarr te ndezur aty prane, se bashku me punetore te tjere.
Predha ndodhej ne vendin ku ishte ndezur zjarri dhe ka shperthyer menjehere pas kontaktit me flaken. Per pasoja gruaja, nje 43-vjecare, S.K ka mbetur e vdekur ne vend, pasi mesohet se shperthimi ka qene shume i...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Zhduket 20-vjecarja ne Elbasan, familja denoncon ne polici
» Deshmia e fundit e Gazidedes per zhdukjen e Remzi Hoxhes
» Rubik, gjendet i mbytur ne lume 56-vjecari
» Zhduket telefonata qe e nxori Kryeziun nga shtepia
» Dyshimet, gruaja *fsheh* te verteten
» Kryeziu, nen vezhgim per tre iraniane ‘non grata‘
» Mirdite, gjendet i vrare me cifte 62-vjecari
» *Kryeziu*,zbardhet borxhi 40 mije euro
» Zhdukja e Kryeziut, *dosje* spiunazhi
» Zhduket ne Tirane miku i Remzi Hoxhes
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|