Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Zhdukja e Kryeziut, *dosje* spiunazhi

Publikuar me : 20.11.2008 Ne : Ceshtje Misterioze - 734 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Zhdukja e Ismet Kryeziut
ka alarmuar jo vetem policine,
por edhe sherbimin
informativ. Aktivisti
kosovar per çeshtjet kombetare,
prej kohesh ne listat e sherbimeve
sekrete, si person me shume
informacione, me zhdukjen e tij
ka tronditur gjithe strukturat e
shtetit shqiptar, te cilat kane nisur
punen per mbledhjen e informacioneve
per kete rast te rende.
Si rralle here, kjo ngjarje e permasave
te medha ka "shkundur"
sherbimin sekret shqiptar, qe
eshte ngarkuar me pune urgjente
per mbledhjen e sa me shume te
dhenave mbi dokumentimin e
zhdukjes se 54-vjeçarit kosovar.
Qe mengjesin e djeshem, kreret
e policise kane organizuar nje
mbledhje urgjente me vartesit
e tyre per vleresimin e situates
dhe analizimin e pak fakteve qe
hedhin drite mbi fatin e njeriut te
sulmuar, jo vetem nga drejtesia,
por edhe nga sherbimet e huaja,
historia e te cilit fillon qe ne vitet
‘80. Ne ate kohe, Ismet Kryeziu,
ashtu si shume intelektuale te
tjere shqiptare ne Kosove, u arrestua
nga UDB-ja serbe, por u
lirua serish. Ne vitet ‘90 u sulmua
nga drejtesia shqiptare me fakte
te fabrikuara per spiunazh, e ne
vitin 2002 mori goditje edhe nga
UNMIK-u ne Kosove, por ne te
gjitha rastet doli i pafajshem.
Ndersa para pak ditesh ai dyshohet
se ka marre goditjen perfundimtare,
por nuk dihet nga kush
dhe per çfare?!
Mbledhja urgjente
Drejtoria e Pergjithshme e
Policise se Shtetit ka analizuar gjithe
faktet mbi kete person, duke
ngritur nje sere pistash hetimore,
qe nga ato me banalet e deri
te teorite konspirative. Burime
te besueshme bejne te ditur se
fillimisht eshte ndertuar ngjarja
sipas fakteve te mbledhura. Grupi
hetimor ka dokumentuar se rreth
ores 17:45 eshte telefonuar ne
numrin e tij te celularit nga nje
mik, por sipas te dhenave asnjehere
nuk ka mberritur tek ai.
Menjehere pas telefonates ai ka
dale nga banesa dhe i ka thene te
shoqes se nuk vonohet. Por pasi
ai ka mbyllur deren e shtepise,
eshte zhdukur sikur ta kishte
perpire dheu. Asnje shenje, asnje
telefonate, asnje lajmerim per te.
Ky mister ka detyruar policine
shqiptare te kerkoje edhe ndihme
nga homologet kosovare. Policise
se Kosoves i eshte kerkuar zbardhja
e tabulateve telefonike te
Ismet Kryeziut per te zbuluar sa
me shume te dhena. Numri i tij
eshte regjistruar ne aparaturat
gjurmuese nga sherbimi informativ,
por prape asnje shenje.
Edhe nga pikat kufitare, emri i
tij nuk eshte regjistruar qe prej
dates kur ka hyre ne Shqiperi
bashke me familjen e tij. Kjo ka
detyruar policine te mendoje
nese ai perdorte pasaporte tjeter,
por edhe kjo eshte hedhur poshte
nga bashkeshortja e tij, e cila
eshte me e interesuara per gjetjen
e Kryeziut.
Pistat hetimore
Ne mungese te gjetjes se tij,
dhe duke mos pasur informacione
shtese, policia ka ngritur
disa pista per zhdukjen, duke
mos lene menjane edhe ate te
rrembimit. Nje nder to ka qene
ajo e rrembimit per shkak te nje
borxhi. Policia thote se dyshohet
qe ai ka pasur nje borxh, por te
njohurit e tij nuk jane ne dijeni
te ketij fakti. E nga kjo mendohet
se ai mund te jete rrembyer.
Megjithate nuk ka pasur asnje
kercenim apo telefonate nga
"pengmarres". Gjithashtu, nga informacione
te SHISH, ka njoftime
se ai mund te kete pasur nje lidhje
tjeter intime, por edhe ky hetim
eshte shume siperfaqesor. Mbi
kete piste, policia mendon se ai
mund te jete larguar me deshiren
e tij dhe qendron i fshehur brenda
Shqiperise. Nderkohe, pista me e
forte mbetet ajo e perfshirjes se
tij ne ndonje aktivitet tjeter, qe
mund te kete sjelle eliminimin e
tij, megjithate vertetimi i saj kerkon
gjetjen e Ismet Kryeziut.
Sherbimi sekret
Informacione shtese kane ardhur
edhe nga Sherbimi Informativ
Shteteror, i cili e ka mbajtur ne
dosjet e veta prej kohesh emrin e
Ismet Kryeziut. Sipas te dhenave
konfidenciale, emri i tij ka qene
shume i kerkuar nga sherbimet
e huaja sekrete, sidomos ato te
Perendimit, qe kane shfaqur shume
interes per kosovarin e zhdukur,
duke i dhene kesaj ngjarjeje
permasat e nje konspiracioni te
madh. Nga burimet mesohet se
disa sherbime Perendimore kane
qene te interesuara per Kryeziun,
si nje person i cili ka pasur informacione
te vlefshme ne sherbim
te punes per interesa madhore.
Madje, burimet shpjegojne se
nga informacionet e mbledhura,
me te interesuarat kane qene dy
sherbime sekrete te fuqishme
ne Evrope. Interesi per Ismet
Kryeziun ka qene i ndryshem
qe ne fillim te viteve ‘90, e deri
ne ditet e sotme. Gjithashtu,
ne baze te korrespondencave,
sherbimi informativ ka zbuluar
se kohet e fundit, marredheniet
e Kryeziut kishin ndryshuar edhe
me ish-perfaqesuesit e UÇK-se,
per te cilen ka qene nje nder
nismetaret, bashke me Remzi
Hoxhen, kolegu i tij i zhdukur
pre 13 vjetesh dhe qe ende nuk
eshte zgjidhur çeshtja e tij. Keto
informacione te rezervuara shtyjne
sherbimin sekret te mendoje
se diçka e rende eshte luajtur ne
fushen e Shqiperise.


"Ismeti njeh politikanet e Shqiperise qe jane agjente..."

Flet avokat Idajet Beqiri, mik i vjeter i Ismet Kryeziut



Ne ‘91-in, erdhi ne Shqiperi
"Ishim shume ata qe kishin
ardhur nga Kosova, por dy ishin
me te spikaturit, Mentor Kaçi dhe
Ismet Kryeziu, te cilet punonin
bashke, punonin ne kuader te
levizjes revolucionare, e cila
ishte ilegale ne Kosove. Levizja
kishte kohe qe vepronte dhe
qellimi final ishte bashkimi i
Kosoves me Shqiperine", tha
Beqiri. Sipas tij, ne kete kohe
ata krijuan Partine e Unitetit
Kombetar ne vitin ‘91. "Ismeti
ishte i mirinformuar per krijimin
e partise. Me kane kerkuar
programin dhe jane afruar te dy.
Programin tone e moren dhe e
futen ne Kosove ne muajin maj
te vitit 1991 u krijua edhe Partia
e Unitetit Kombetar te Kosoves.
Dhe ne ate kohe dhe ne vazhdim
Ismeti ka vepruar ne kuader te
levizjes per bashkim kosovar",
vazhdoi rrefimin Idajet Beqiri.
Me tej shton se ai ka qene nje
ure lidhese e Kosoves me forcat
e politikes se Shqiperise. Ismeti,
pohon avokati, pasi ka pasur detyra
specifike per levizjen aktive,
e cila parashikonte qe arma te
kerciste ne Kosove. "Kishin organizuar
grupe ilegale njerezish
ne Kosove, te cilet pergatisnin
rezistence edhe te armatosur",
tha Idajet Beqiri, duke shtuar
se Kryeziu se bashku me Halil
Ali Demaj dhe Mentor Kaçin
filluan te pergatisnin berthamen
e ekzistences aktive me kuptimin
qe edhe djem nga Kosova
kane ardhur ne Shqiperi, te cilet
pergatiteshin ushtarakisht. "Ka
pasur edhe baza ilegale, ku pergatiteshin
djemte dhe vajzat. Ato
ishin ne Uzinen e Traktoreve ne
Tirane dhe ne uzinen e Labinotit
ne Elbasan", tha Beqiri, duke
shtuar se Ismeti e parashikonte
se ne Kosove mund te kishte
konflikt te armatosur. "Gjate kesaj
kohe, nga viti ‘91 deri ne ‘96
jane bere disa veprimtari shume
te rendesishme kombetare, jane
organizuar dy tryeza te rrumbullaketa
ne Tetove, u be edhe nje
mbledhje para kuvendore per
te organizuar platformen, si do
te realizohet platforma e bashkimit
kombetar shqiptar. Ne keto
veprimtari, ai ka qene nje nder
organizatoret. Ne kete kuader,
rreth Ismetit, rreth Mentor Kaçit,
rreth Alil Ali Demajt, Feim Lladrovsit,
Rramush Haradinajt,
Xhavit Halitajt e te tjereve, filluan
te grupoheshin edhe aktiviste te
tjere, krahas te cileve edhe Remzi
Hoxha, i cili jepte ndihmesen e
vete ne pergatitjen e rezistences.
Fillesat UÇK-ja i ka pikerisht
ketu", pohoi Idajet Beqiri, duke
shtuar se ata djem dhe vajza, qe
sterviteshin ilegalisht ne Shqiperi
filluan te krijonin bazat e UÇK-se
se mevonshme.
Momentet e erreta
Bashkepunetori i Ismet Kryeziut
kujton edhe momentet me
te erreta te atdhetarit. "Ai eshte
arrestuar ne vitin 1988 nga policia
serbe. Ështe mbajtur per disa
muaj ne burg dhe ne fund ka dale
i pafajshem. Ai eshte arrestuar
serish, por kesaj here ne shtetin
ame te Shqiperise, ne vitin 1994.
Ndiqej nga SHIK-u i Shqiperise
si Remzi Hoxha dhe ne vitin ‘93
e ‘96 eshte trajtuar si armik i
Shqiperise. Ka qendruar ne burg
rreth 20 muaj, te 313-ta. U hetua
si spiun i UDB-se, e hetuan si
trafikant armesh dhe perfundimisht
u shpall i pafajshem. Sa
ka dale nga burgu, organizuam
kuvendin e intelektualeve per
zgjidhjen e çeshtjes kombetare
shqiptare ne Stamboll. Pushteti
aktual i atehershem nuk na lejonte
qe te zhvillonim konferenca
ne Shqiperi, vijon Beqiri. Krahas
persekutimit ne Shqiperi, Beqiri
kujton se Ismet Kryeziu eshte
keqtrajtuar edhe nga autoritetet
e Kosoves. "Ne vitin 2002 eshte
arrestuar nga UMNIK-u ne Kosove
bashke me Nevzat Halilin,
i cili ka qene kryetari i Partise
per Prosperitet Demokratik ne
Maqedoni, partia me e madhe e
shqiptareve. Ata po pergatisnin
lufte qe shqiptaret e Maqedonise
te kishin shtetin e tyre Iliriden.
U mbajten dy vjet ne burg, ku
i kane trajtuar ne menyre çnjerezore
dhe i kerkonin me çdo
kusht te hiqnin dore nga ideja e
bashkimit te shqiptareve ne nje
shtet te vetem dhe te hiqnin dore
nga rezistenca aktive. Mbasi doli
nga burgu ne vitin 2004, ky njeri
pati njelloj renie. Gjate koheve
te fundit po afrohej me partine e
Ramush Haradinajt", perfundon
Beqiri.

 

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shperthim ne Uzinen e Poliçanit, vdes punetorja, plagoset nje tjeter

Publikuar me : 06.01.2009 Ne kategorine : Ceshtje Misterioze - Lexuar : 671 here.
Polican- Nje punonjese e uzines se cmontimit te armeve ne Polican ka gjetur vdekjen pas shperthimit te nje predhe brenda territorit te uzines. Sipas te dhenave te para te policise punonjesja ka qene duke u ngrohur ne nje zjarr te ndezur aty prane, se bashku me punetore te tjere. Predha ndodhej ne vendin ku ishte ndezur zjarri dhe ka shperthyer menjehere pas kontaktit me flaken. Per pasoja gruaja, nje 43-vjecare, S.K ka mbetur e vdekur ne vend, pasi mesohet se shperthimi ka qene shume i...Lexo te gjithe artikullin »


» Zhduket 20-vjecarja ne Elbasan, familja denoncon ne polici
» Zhduket familja e Ilir Kumbaros ne Shqiperi
» Deshmia e fundit e Gazidedes per zhdukjen e Remzi Hoxhes
» Rubik, gjendet i mbytur ne lume 56-vjecari
» Zhduket telefonata qe e nxori Kryeziun nga shtepia
» Dyshimet, gruaja *fsheh* te verteten
» Kryeziu, nen vezhgim per tre iraniane ‘non grata‘
» Mirdite, gjendet i vrare me cifte 62-vjecari
» *Kryeziu*,zbardhet borxhi 40 mije euro
» Zhduket ne Tirane miku i Remzi Hoxhes

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit