Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Zhytja krenare ne borxhe mbi borxhe

Publikuar me : 11.03.2011 Ne : Shendeti - 132 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Rruga Tirane-Elbasan, varianti me tunele nga Qafe Kerraba, nuk do te financohet nga Bashkimi Europian, sic tha qeveria ne vjeshten e vitit 2009 kur refuzoi arbitarisht variantin pa tunele, veper e shoqerise shqiptare Albaconstruksion ne bashkepunim me shoqerine italiane Serenissima. Nuk do te ndertohet as me donacionet e fondit kuvajtjan, sic u tha disa muaj me vone kur u venit endrra e mbeshtetjes europiane.

Dhe, e treta, nuk do te ndertohet totalisht me parate e buxhetit te shtetit, sic deklaroi me mburrje ministri Sokol Olldashi, pasi doli bosh edhe axhenti i Kuvajtit. Buxheti i shtetit shqiptar eshte thyer ne mes sa ne te perpjetat dhe tunelet e supershtrenjta te autostrades Rreshen-Kalimash, aq edhe ne karantinen e krizes se mbijeteses dhe falimentimit, qe ka pershire mbare biznesin shqiptar.


Pasi nuk gjeti zgjidhje ne Bruksel apo Kuvajt, qeveria logjikisht duhej te kishte hequr dore nga varianti teper i shtrenjte i rruges malore me tunele.


Drejt kesaj zgjidhjeje qeverine duhej ta kishin cuar edhe argumente te tjera te karakterit teknik, ekonomik, gjeostrategjik, mjedisor e tjere, qe kane deshmuar epersine e padiskutueshme te variantit fushor ndaj variantit malor. Keto argumente jane injoruar nga qeveria, njelloj si tre deshtimet e paralajmeruara me financimin.


Berisha ka qendruar me stoicizem ne variantin me tunele te Qafe Krrabes. Se fundi eshte gjetur nje zgjidhje e katert per ceshtjen e financimit. Qeveria ka njoftuar se do te marre nje kredi prej 200 milione eurosh nga banka islamike.


Pjesen e luanit nga kjo shume do ta marrin dy tunelet. Pjesa e mbetur do te perdoret per autostraden. Shifrat do te saktesohen pasi te shpallen fituesit respektive te garave. Gjithnje, nese per keto gara do te ruhet si pike referimi fondi limit i percaktuar.


Ne te kunderten , shifrat do te fluturojne ne ecje e siper, sic ka ndodhur me segmetin Rreshen-Kalimash te Rruges se Kombit, dhe publikut do ti duhet te prese perfundimin e plote te vepres per te marre vesh sa ka kushtuar. Nga studimet pjesore dhe shifrat e publikuara segmenti Tirane-Sauk parashikohet te kushtoje rreth 320 milione euro.


Sic e kemi argumentuar ne shkrimet e meparshme, Sauku do te ishte nje pike e vdekur, nese autostrada nuk vazhdon neper unazen e madhe te Tiranes per te perfunduar te kthesa e Kamzes. Per kete segment te domosdoshem, qe perfshin mjaft shpronesime, lipset nje shume tjeter e madhe. Autostrada ne teresi pritet te kushtoje rreth 400 milione euro.


Por edhe me kaq nuk mund te quhet e perfunduar, sepse do te duhej te lidhej me Paprin e Elbasanit per te marre startin e ri drejt Boshtit te Jugut. Duhet ta perserisim se kuptimi dhe vlera e kesaj vepre nuk eshte thjesht shkurtimi i distances mes Tiranes dhe Elbasanit. Kjo autostrade perfaqeson Korridorin e Shqiperise se mesme dhe njeheresh rrethrrotullimin e madh te infrastruktures kombetare.


Per kete hidhen kaq shume para. Per kete biznesi privat ka qene dhe eshte i gatshem te derdhe miliona.
Dyqind milione euro kredi jane siguruar nga banka islamike. Ku do ta gjeje qeveria dyqindmilioneshen tjeter?


Pyetja eshte me shume se nje kureshtje. Meqenese qeveria e ka ndare mendjen tu bjere maleve, askush nuk do te desheronte qe vepra te ndertohej me copa njehere tuneli, pastaj nje fragment rruge, me vone nje fragment tjeter rruge, me vone akoma unaza e madhe e Tiranes, me vone akoma unaza e madhe e Elbasanit... Nuk ka kuptim qe kalendari i ndertimit te autostrades te pasqyrojne kalendarin e zgjedhjeve lokale dhe politike ne kete vend.


Vendi nuk ka nevoje per nje rruge tjeter te palidhur. Financat e Shqiperise vetem humbin ne vepra te tilla, te pastudiura, qe nuk konceptohen qysh ne krye si vepra te plota, funksionale dhe rentabel.


Per momentin, nese perfundimi i dhe lidhja e plote e autostrades nga drejtimi i Qafe Krrabes nuk do te kene fatin e keq te shtyhen ne kalendrat greke, qeveria ka perpara dy zgjidhje per te vazhduar. Zgjidhja e pare eshte te kerkoje nje kredi te re.


Kjo eshte nje zgjidhje e mire per te lare duart me vepren dhe per te kenaqur interesat dhe ambiciet e atyre qe kane vene me levizje kete variant teper-teper te shtrenjte per mundesite e Shqiperise. Por eshte nje zgjidhje qe e ka bishtin prapa, pasi do ta thyeje edhe me keq ne kurriz buxhetin e shqiptareve dhe do te nderlikoje qeverisjen e ardhshme te Shqiperise.


Tashme, edhe pa kredine 200 milioneshe te bankes islamike, borxhi publik i Shqiperise llogaritet ne kufinjte kritike te ngopjes dhe lengimit per shlyerje normale . Sipas FMN-se, Shqiperia ka borxhin me te larte ne rajon, rreth 60 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto, nderkohe qe mesatarja e vendeve fqinje eshte rreth 37 per qind.


Borxhi yne ka fluturuar vecanerisht ne vitet 2008-2009. Qeveria Berisha ka gjetur rrugen me te shkurter per te futur ne dore sa me shume gershere e per te prere sa me shume shirita elektorale Te marre kredi .


Te hyje borxh! Zhvleresimi i lekut perkudrejt euros gjate dy viteve te fundit e ka thelluar edhe me shume kete borxh. Mungesa pothuajse e plote e politikave efektive te zhvillimit e ka shderruar ne nje barre gjithnje e me te rende per bashkekohesit dhe brezat .


Nuk ka nevoje te themi se ne ekonomine e tregut, kredimarrja eshte gjenerator zhvillimi. Por kredimarrja ku rafsha mos u vrafshma merr ne qafe jo ate qe e jep, por ate qe e merr, sic thoshte Balzaku.


Nje qeveri e urte, e afte dhe e pergjegjshme merr kredi me mase, ne funksion te interesave madhore te vendit, pa rrezikuar me interesa te larta apo me sasi te panevojshme.

Nje qeveri e popullit dhe prej popullit sheh pertej mandatit te vet dhe nuk gjykon kurre me slloganin pas meje kiameti.Greqia fqinje eshte vendi ku nje klase politikanesh i ka rene me top per nje kohe te gjate duke marre kredi pa hesap, duke jetuar pertej mundesive reale, duke shtrire kembet pertej jorganit.


Gjersa arriti kryeministri aktual Jorgos Papandreu qe i leshoi popullit te tij thirrjen e padegjuar Neqoftese Greqia nuk likujdon borxhet, borxhet do ta likujdojne Greqine. Greqia ka nisur ta zgjidhe problemin.


Pjeserisht me zgjedhje te parakohshme, pjeserisht me sakrifica popullore te votuara, pjeserisht me ndihmen nderkombetare, pjeserisht me reforma te reja...Nuk duhet te harrojne se Greqia ka Akropolin, ka Opimpin, ka Agimin e historise moderne te botes dhe nuk ka dyshim se ne fund te fundit bota nuk do ta linte dhe ska per ta lene te bjere atdheun e vjeter te Aristotelit dhe Platonit.


Ne do ta kishin shume me te veshtire po te fillonte te na hanin borxhet, po te ngelnim nje dite vetem per vetem me borxhin tone me te lartin ne rajon. Si ne nje bestytni apo me ndjesine se jetojme mbi nje mine me sahat, flasim shume pak per kete teme madhore te se ardhmes se afert dhe te mesme te brezave.


Ekonomia ne rrokullisje, ku mijera biznese vdesin si nga nje epidemi, nuk jep shpresa dhe garanci se mund te jape te ardhura per te mbuluar edhe interesat e borxhit publik. Qeveria shton me mburrje dhe krenari nje borxh mbi tjetrin, duke mos pare pertej hundes se vet. Ne parim cdo rruge apo veper publike ka vlere.


Edhe vajtja ne planetin Mars do te kishte shume vlere. Por qeverite i bejne punet me llogari. Ka nje pike, ka nje kufi ku aspekti elektoral i nje projekti e humbet plotesisht vleren perballe treguesve te mundesive, te radhes, te leverdishmerise, te kostos per bashkohesit dhe brezat.


Nuk me del habija kur mendoj se qeveria e vendit tim, me borxhin me te larte ne rajon, po merr rishtas 200 milione euro kredi dhe do te duhet te marre edhe njehere aq per te ndertuar copa-copa nje rruge qe mund ta kishte ndertuar pa asnje lek nga buxheti, pra me koncension. Dhe ja ku vine te mundesia e dyte e kesaj qeverie ne lidhje me autostraden e famshme Tirane-Elbasan.


Te heqe dore nga fiksimi i tuneleve, t`i kthehet variantit te allahut pa tunele, te autorizoje hapjen e gares per kete variant. Projekti i zbatimit eshte gati dhe ndodhet ne Ministrine e Transporteve. Nese nuk do koncesionin, le ta bleje projektin dhe ta ndertoje vete. Do ti kushtoje me pak se kredia 200 milione euro.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit