Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Zidane dhe Di Stefano “avokatet” e Murinjos

Publikuar me : 22.01.2012 Ne : Sport - 40 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Dy prej lojtarëve më të mëdhenj të Realit të Madridit, Alfredo di Stefano dhe Zinedin Zidane, kanë dalë dje në mbrojtje të trajnerit, Hoze Mourinjo, pas disfatës zhgënjyese të radhës ndaj Barcelonës. Mourinjo është kritikuar gjërësisht për taktikat e tij mbrojtëse gjatë humbjes 2-1 në Kupën e Mbretit, që u rëndua edhe më shumë nga shkelja me këmbë e Pepes të dorës së Lionel Mesit.

Di Stefano u shpreh për “Marca”, duke thënë se t’i hedhësh fajin trajnerit portugez është njësoj si të bësh “një shaka të papranueshme”. “Mourinjo rritet gjithmonë përballë sfidave të mëdha, ai është aq i zoti, sa ç’duhet të jetë një trajner i Realit”, shkroi Di Stefano. “Gabimet mund të korrigjohen”. Zidane, i cili ka rolin e drejtorit sportiv të Realit tani, mbroi vendimin e Mourinjos për të aktivizuar Pepen në mesfushë, përpara një mbrojtjeje fizike, që përbëhej nga Altintop dhe Karvaljo, një lëvizje e kritikuar jashtë mase.

“Sigurisht që një klub si Reali ka nevojë të shfaqë elegancë, por në këtë moment, ndaj një rivali ekstremisht të vështirë, duhet të krijosh kushtet e duhura për fitore”, tha ish-mesfushori i Francës për “AS”. “Një sulm ndaj Mourinjos dhe lojtarëve është sulm mbi Realin”. Zidane, i cili ka udhëtuar me ekipin dhe është përfshirë gjithashtu në stafin teknik të Mourinjos, doli në mbrojtje edhe të Pepes, reputacioni negativ për lojë agresive i të cilit u rrit ndjeshëm pas ndeshjes të së mërkurës.

Pepe kërkoi falje ndaj Mesit të enjten, duke thënë se nuk kishte shkelur me qëllim dorën e majtë të lojtarit të Barcelonës. “Ai është një djalosh i dashur dhe një person i edukuar mirë”, tha Zidane për mbrojtësin portugez. “Por, kur futet në fushë ai fiksohet pas dëshirës për të fituar dhe kjo gjë e nxit atë të bëjë gabime. Ndonjëherë ai kalon në limit”. Reali udhëton drejt “Camp Nou”-t për të luajtur me Barçën ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Kupës së Mbretit, të mërkurën e ardhshme.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Salihi, i padeshiruari qe u kthye ne idhull

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 38 here.
Salihi, i padeshiruari qe u kthye ne idhullEdmond Sufaj Lojtari i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, është kthyer në një idhull tek skuadra e tij DC Junajtid në kampionatin amerikan. Kanë mjaftuar katër gola në pesë ndeshjet e tij të fundit me skuadrën, që Salihi, nga një i padëshiruar të kthehet në idhullin e kësaj skuadre. Kalimi i tij nga Rapidi i Vjenës tek skuadra e Uashingtonit u konsiderua blerja më e rëndësishme e kësaj skuadre. Por fillimi i tij nuk ishte i suksesshëm, pasi ambientimin me futbollin...Lexo te gjithe artikullin »


» Blater Percaktuesi i fituesit me penallti tragjedi, nevojitet zgjidhje alternative
» Qerimaj me doping Produktin e bleva ne supermarket
» Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesore
» Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne Madrid
» Shqiperia mposht Katarin 2-1
» Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e Myzeqese
» Tomori mbetet ne superlige, Beselidhja e pafat
» Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun
» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit