Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Zig-zaget e kuqezinjve per 2011-en

Publikuar me : 25.11.2011 Ne : Sport - 82 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Shqipëria ka mbyllur një edicion futbollistik, i cili na tregoi edhe një herë se kemi ngelur në vend-numëro. Këtë e tregon edhe renditja, kur ashtu siç pritej, vetëm Luksemburgu modest ishte një vend më poshtë. Trajneri Josip Kuzhe bëri një punë të mirë në fillim në drejtimin e kombëtares shqiptare. I gjithë opinioni sportiv ishte entuziast dhe, paçka se në fund fatura i drejtohet vetëm skuadrës së futbollit dhe FSHF-së, një përqindje të vogël të fajit e ka pasur edhe opinioni që dashur apo padashur, kaloi në eufori të gjithë përfaqësuesen e Shqipërisë.

Ëndërruam shumë, por në fund sërish e kuptuam se ishte një “film” i vjetër, si ato që përsëriten për nostalgji në Kinema. Viti 2011 nisi me një miqësore të humbur më 9 Shkurt ndaj Sllovenisë në shifrat 2-1 në “Qemal Stafa”. Por që u pasua nga një prej ndeshjeve më të bukura të përfaqësueses kuqezi, pikërisht më 26 mars përballë Bjellorusisë. Atë natë të besuarit e Kuzhes ngjanin si Brazili, Anglia, Gjermania, Italia…ngjanin si SHQIPËRIA që të gjithë kishim ëndërruar.

Një ndeshje që do të mbahet mend gjatë për vetë performancën që dhuruan kuqezinjtë në fushën e blertë. Ndërkohë që data 7 korrik në Bosnje-Hercegovinë na uli me këmbë në tokë. Një pjesë e parë e mirë e Shqipërisë. Ndërkohë që e dyta pas një gabimi fatal të trajnerit me zëvendësimin e Bogdanit (të vetëpranuar edhe nga Kuzhe në fund të ndeshjes) na ndëshkoi. Humbëm 2-0 dhe arkivuam ëndrrën e madhe për të prekur një botëror apo europian.

Për tu “fshehur pas gishtit” më 20 korrik fiksojmë një miqësore me Argjentinën, mungojnë shumë lojtarë titullar, humbasim 4-0, një rezultat logjik duke parë forcën e kundërshtarit dhe organikën e cunguar të kuqezinjve. Në “Loro Boriçi” na rikthehet buzëqeshja, por vetëm në miqësoren 10 gushtit ndaj Malit të Zi. Fitojmë 3-2 dhe lavdërohet elementi i ri. 2 shtatori na vendos përballë Francës në “Qemal Stafa”.

E nisim të përgjumur, pësojmë 2 gola në pjesën e parë. Zgjohemi në të dytën, arrijmë të shënojmë me “Bogun”, por vetëm kaq. “Gjelat” na mposhtin 2-1. Data 6 shtator historike për Luksemburgun dhe për t’u shënuar me të zezë në kalendar për Shqipërinë. Mundemi nga “kamerierët” e Luksemburgut në një sfidë ku, veç trajnerit Kuzhe, kritikohet edhe Ujkani për golin e dytë të pësuar.

Gjithsesi e mbyllëm me 9 lojtarë pas 2 kartonëve të kuq të Agollit dhe Bogdanit. Gati një muaj më vonë (7 tetor) në Francë na pret furia e të besuarve të trajnerit Lorent Blank. Pësojmë 3, humbim sfidën, por fitojmë Odise Roshin. Ndeshja e 11 tetorit ndaj Rumanisë shërben vetëm për statistikë, barazojmë 1-1 dhe e mbyllim grupin të parafundit në kuotën e 9 pikëve.

Por veç largimit të trajnerit Kuzhe, tashmë humbja më e madhe për Shqipërinë ishte ajo e kapitenit Altin Lala, fantazistit Ervin Skela dhe të tjerë. Dy miqësoret e fundit ndaj Azerbajxhanit dhe Maqedonisë treguan qartë se kemi ende probleme, të cilat duhet të fillojmë t’i riparojmë që nga sezoni i ri, duke filluar që nga zgjedhja e trajnerit, i cili ende mbetet enigmatik për kombëtaren kuqezi. /Andi MATRAXHIU - http://www.sportishqiptar.com.al/

 

Rezultatet e vitit 2011

 

09        Shkurt            2011   Miqësore       Shqipëri – Slloveni 1 – 2

26        Mars               2011   Eliminatore  Shqipëri – Bjellorusi 1 – 0

07        Korrik            2011   Eliminatore  Bosnjë – Shqipëri 2 – 0

20        Korrik            2011   Miqësore       Argjentinë – Shqipëri 4 – 0

10        Gusht              2011   Miqësore       Shqipëri – Mali i Zi 3 – 2

02        Shtator           2011   Eliminatore  Shqipëri – Francë 1 – 2

06        Shtator           2011   Eliminatore  Luksemburg – Shqipëri 2 – 1

07        Tetor               2011   Eliminatore  Francë – Shqipëri 3 – 0

11        Tetor                2011   Eliminatore  Shqipëri – Rumani 1 – 1

11        Nëntor            2011   Miqësore       Shqipëri – Azerbajxhan 0 – 1

15        Nëntor            2001   Miqësore       Maqedoni-Shqipëri 0 – 0

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Salihi, i padeshiruari qe u kthye ne idhull

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 38 here.
Salihi, i padeshiruari qe u kthye ne idhullEdmond Sufaj Lojtari i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, është kthyer në një idhull tek skuadra e tij DC Junajtid në kampionatin amerikan. Kanë mjaftuar katër gola në pesë ndeshjet e tij të fundit me skuadrën, që Salihi, nga një i padëshiruar të kthehet në idhullin e kësaj skuadre. Kalimi i tij nga Rapidi i Vjenës tek skuadra e Uashingtonit u konsiderua blerja më e rëndësishme e kësaj skuadre. Por fillimi i tij nuk ishte i suksesshëm, pasi ambientimin me futbollin...Lexo te gjithe artikullin »


» Blater Percaktuesi i fituesit me penallti tragjedi, nevojitet zgjidhje alternative
» Qerimaj me doping Produktin e bleva ne supermarket
» Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesore
» Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne Madrid
» Shqiperia mposht Katarin 2-1
» Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e Myzeqese
» Tomori mbetet ne superlige, Beselidhja e pafat
» Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun
» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit