Publikuar me : 16.10.2011 Ne :
Kronike - 87 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
3 vetë mbetën të plagosur mbrëmjen e kaluar në një zjarr të rënë në një kompleks magazinash në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Nga mjeku i urgjencës në QSUT, Besnik Lamçe, u bë e ditur se të plagosurit kishin marrë plagë të lehta dhe nuk kishin probleme serioze.
Policia bëri rrethimin e vendit, ndërkohë që zjarrfikëse nga Durrësi e Tirana mundën të vinin nën kontroll flakët që rrezikuan edhe depozitat e naftës e gazit.
Shkak për zjarrin mësohet se ishte një saldim që po bëhej nga punëtorët
Dashamir Biçaku