Publikuar me : 17.10.2011 Ne :
Kronike - 61 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Burime nga Kruja bëjnë të ditur se një zjarr i fuqishëm ka shkrumbuar fabrikën e dyshekëve në këtë qytet. Flakët e përhapura me shpejtësi kanë rrezikuar edhe banesat që ndodheshin afër fabrikës së dyshekëve, por nuk janë shkaktuar dëme.
Ndërkohë që forca të shumta të zjarrfikësve nga Kruja dhe nga qyteti i Durrësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se dëmi i shkaktuar në fabrikë ka qenë i konsiderueshëm, por fatmirësisht nuk janë regjistruar të lënduar në njerëz. Mbeten ende të panjohura shkaqet e zjarrit.
Në të njëjtën kohë është raportuar një zjarr në komunën Qëndër në Vlorë ku si pasojë e flakëve janë djegur disa hektarë ullinj.