TIRANE- Opozita do te nise pershkallezimin e protestave per transparencen e zgjedhjeve dhe dhenien fund te krizes politike, per te cilen qeveria refuzon oferten e bere nga opozita.
Koordinatori i Opozites se Bashkuar, Prec Zogaj deklaroi sot se ishte pikerisht kriza politike faktori kryesor qe Shqiperise iu refezua statusi i vendit kandidat per integrim.
Ai theksoi se opozita e ka bere publike oferten e saj per ti dhene fund kesaj situate dhe ajo ndodhet tashme ne tryezen e Berishes, por mazhoranca refuzon zgjidhjen.
Duke folur per raportin e KE-se, Zogaj pranoi se ai ishte fotografia e gjendjes ne Shqiperi ku u evidentua korrupsioni ne gjyqesor dhe shendetesi.
Ai ftoi qytetaret te jene pjese e protestave per padrejtesite qe iu behen nga qeveria, nderkohe qe terhoqi vemendjen per kujdesin qe duhet te behet me rregullat e levizjes se lire.
________
Opozita e bashkuar do te rifilloje protestat brenda javes. Keshtu u shpreh kreu i PLD Spartak Ngjela menjehere pas mbylljes se takimit te aleateve te PS.
Opozita do mbeshtese frymen e popullit. Frymen qe pate ne Dukat per te mbrojtur te drejtat dhe i bene thirrje te gjithe njerezve qe jane te prekur ne te drejta, ne dinjitet, ne prone, ne gjithcka qe shikojne te behen pjese e kesaj levizje e cila qe neser fillon e merr forme ne te gjithe Shqiperine. Derisa te vijne ne nje dite te caktuar per te ardhur ne Tirane, ashtu sic kemi vendosur dhe kemi bere heret e tjera- tha Ngjela
Nder te tjera tryeza ka vendosur mbeshtetje per mocionet e mosbesimit, te propozura nga opozita per kryeministrin Sali Berisha dhe kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli.
Ngjela tha se kerkohet hapja e kutive te materialeve zgjedhore dhe jo e kutive te tjera.
Ne emer te Opozites se Bashkuar Ngjela kerkoi mbeshtetje nga opinioni publik pasi demokracia ne vend, sic tha ai, eshte ne rrezik.
Ne takim merrnin pjese Spartak Ngjela, Skender Gjinushi, Nard Ndoka dhe Edi Rama, ndersa nuk ishin te pranishem kreu i partise Demokracia Sociale Paskal Milo dhe kreu i partise se Bashkimit per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.
***
Partia Socialiste do te kerkoje nje seance te jashtezakonshme te Kuvendit ne lidhje me refuzimin e statusit kandidat per Shqiperine, ku njekohesisht do te kerkoje votebesim per kryetaren, Jozefina Topalli dhe kryeministrin Berisha. Ky eshte vendimi i bere dje publik nga kryetari i PS-se, Edi Rama, i cili ne fillim te mbledhjes se Asamblese Kombetare beri nje analize te situates politike ne vend. Nga nje ane, tha kryesocialisti, duhet ta falenderojme Jozefina Topallin, qe me vulgaritetin e saj te bujshem ndihmoi ne demaskimin e farses qe luhet perdite ne parlamentin e dale prej votave te vjedhura, ku deri edhe votat i vidhen opozites sy per sy, si te ishin tollonat e naftes apo dietat qe kryetarja ia firmos vetes pa kriter e karar. Por, me ane tjeter, le te mendojme e vendosim per te kerkuar nje seance te jashtezakonshme te Kuvendit, lidhur me kete deshtim te madh ne rrugen e integrimit, dhe le te shikojme mundesine e nismes se mosbesimit te kryetares si nje pengese e identifikuar deri nga vete Komisioni Europian per arritjen e standardeve europiane ne jeten parlamentare te vendit, - beri te ditur Rama.
Nje nisem mosbesimi, deklaroi kryesocialisti, pikerisht per kete deshtim te pashoq, meriton edhe kreu i kesaj qeverie te dale nga votat e vjedhura qe po vjedh te ardhmen e ketij vendi per te mbajtur pushtetin e oborrit e pasuruar oborrin e pushtetit. Le ta eksplorojme edhe kete mundesi si nje akt te dobishem qe mund te mos sjelle rrezimin e qeverise ne Kuvendin e votave te hapura e te kontrolluara me favoret e pushtetit te korruptuar dhe korruptues, por padyshim mund te nenvizoje qarte ndarjen mes atyre qe ne ate parlament mbrojne interesat e oborrit te Sali Berishes dhe ne qe mbrojme interesat e Shqiperise qe jeton jashte atij oborri e jashte Europes se Bashkuar per shkakun e atij oborri, - sqaroi arsyet e mocionit te mosbesimit, Edi Rama. Sipas tij, deshtimet e qeverisjes, te materializuara ne krizen e demokracise, drejtesise, ekonomise, ne krizen e gjithanshme te krejt shoqerise shqiptare, bene qe vendi yne te hyje ne historine e integrimit europian si i pari vend qe merr kartonin e kuq te Bashkimit Europian per keqqeverisjen dhe i refuzohet statusi i kandidatit per mosperputhje te plote me standardet europiane.
Krahas akuzave politike, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka apeluar edhe bashkimin e opozites kunder qeverise. Ne emer te te gjithe shqiptareve, kryesocialisti ftoi kryetarin e Levizjes per Zhvillim Kombetar, Dashamir Shehi, qe te marre pjese ne tryezen e opozites se bashkuar. E ja pse, per te njejtat arsye e ne emer te se vetmes shprese te shqiptareve, ju bej sot te gjitheve ju apelin per tu ngritur me shume se asnjehere ne rangun e larte te shpreses qe kjo parti duhet ta misheroje ashtu si shqiptaret e deshirojne, - u shpreh lideri i socialisteve. Krahas fteses se kreut te LZHK-se, ai beri publike edhe 14 kooptime te reja ne Asamblene Kombetare te Partise Socialiste. Me tej, lideri i selise roze komentoi dhe shqetesimin e deputetit Fino per Kryesine dhe sekretariatin. Por kjo i dashur Bashkim nuk eshte nje kohe normale dhe sfida jone eshte sot nje tjeter, nderkohe qe lerme te besoj se kjo qasje imja, ne dukje jonormale sot eshte e duhura per ti dhene mundesine gjithsecilit qe ne kete beteje kaq te madhe, aspak normale, per te vetmen shprese te shqiptareve sot, te nxjerre nga vetja me te miren ne sherbim te Partise Socialiste, - deklaroi Rama.
Theniet e kryetarit te PS-se
1 minute zi
Me lejoni tju kerkoj nje minute zi per vdekjen tronditese te kater femijeve ne Sukth. Duke ndjekur i shtangur, reportazhin e asaj tragjedie mu krijua nje paralele me asfiksine sociale qe shkakton politika e helmimit te perditshem te mendjeve shqiptare me gjuhen e urrejtjes e dasise dhe balten e shpifjeve pafund.
Oferta e PS-se
Oferten tone te re qeveria e ka ne tavoline. Eshte nje shqiperim i drejtperdrejte i Rezolutes se Parlamentit Europian. Eshte nje oferte e re qe ka marre deri sot nje pergjigje te vjeter. Asnje fjale nuk ka ne tekstin e asaj oferte per fletet e votimit, sepse, shqip fare, nuk i kerkojme fletet e votimit per kete hetim.
Injoranca Salebane
Saliu ka ngritur doren per gjoja plane te medha zhvillimi, te cilat ne fakt frymezohen nga babezia e oborrit te pushtetit si ne qindra raste, apo diktohen nga injoranca talebane si ne rastin e Piramides ne Tirane. (Ku thone se paska nja dy pronare e ndertues qe e shtyjne nga pas Piramiden dhe gjenden mu prane veshit te Saliut)
Meta si ballist
Ska me arsye ne kete bote qe socialistet e ndare nga ne per tu bashkuar me Ilir Meten qe ta luftonin Saliun me fort e me mire se ne, sot te mos jene ne vendin qe u takon ne tryezen e madhe te opozites, nderkohe qe Iliri ka mbeshtetur barkun si ballistet e Çeco Musarajit mbi sofren e pushtetit te korrupsionit
Te kooptuarit ne Asamblene Kombetare te Partise Socialiste
1. Mehdi Bogace
2. Pellumb Xhufi
3. Ndre Legisi
4. Musa Ulqini
5. Stefan Çipa
6. Ndricim Hysa
7. Besnik Dervishi
8. Shkelqim Cani
9. Adriana Berberi
10. Erion Veliaj
11. Agron Duka
12. Anila Batalli
13. Elisa Spiropali
14. Aldrin Dalipi
Grupet e reja te punes se Komisioneve te Asamblese Kombetare
1. Per Administrimin Zgjedhor, kryetar Armando Subashi.
2. Per Menaxhimin e Burimeve Njerezore, kryetar Maqo Lakrori.
3. Per Pushtetin Vendor, kryetar Bashkim Fino.
4. Per Analizen Politike dhe Strategjine Elektorale, kryetar Ditmir Bushati.
5. Per marredheniet me grupet e interesit, kryetar Arben Ahmetaj.
Sekretari Organizativ ne PS ben te ditur vendimmarrjen e Asamblese Kombetare