Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Zogu-Hoxha, ngritja e nje kulti

Publikuar me : 23.11.2010 Ne : Kulture - 121 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Histori Artan Puto skicon nje trajektore te kultit te udheheqesit ne Shqiperi pergjate shekullit te njezete. Nje veshtrim krahasues Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha. Kultet bien, influenca ne mentalitete vazhdon, te tjera ngrihen


Nje teme mbi kultin e udheheqesit te sugjestionon paraprakisht. Sugjestion per te degjuar nje vleresim ose trajtim te konceptit te kultit me ngjyresa negative, per individe qe politikisht perdoren mekanizimin e shpelarjes se trurit dhe te kontrollit total ne popull.
Historiani Artan Puto nuk na e jep kenaqesine e paragjykimit


Ai e zhvesh nga ky konotacion dhe e fut ne nje diskurs te thate akademik fjalen kult duke bere nje krahasim me te perbashketat dhe te vecantat e dy udheheqesve shqiptare.


Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha qe drejtuan me dore te hekurt, njeri pas tjetrit, me nje diference 6-vjecare ndermjet monarkise dhe diktatures se proletariatit, te dyja forma keto qe, nder te tjera, i kishin dhene Shqiperise statusin e nje vendi ku feja eshte e ndare nga shteti (fjala kult i perket se pari sistemit te fese dhe mistikes).
Eshte vetem fillimi i nje studimi qe dr.


Puto eshte duke bere mbi kultin e udheheqesit ne Shqiperi pergjate shekullit te njezete. Ai beri nje prezantim dje ne konferencen shkencore mbajtur ne kuader te Tetorit Gjerman ne Tirane me teme Nje akt balance mes shkences, politikes dhe ideologjise Shkencat sociale shqiptare dhe hulumtimet moderne gjermane mbi Shqiperine.


Kulti i studiuesit te huaj sipas vendasve
Ne konferencen shkencore e mbajtur ne kuader te Tetorit Gjerman ne Tirane me teme Nje akt balance mes shkences, politikes dhe ideologjise Shkencat sociale shqiptare dhe hulumtimet moderne gjermane mbi Shqiperine, organizuar nga Fondacioni Gjerman Hanns-Seidel, ishin ftuar studiues shqiptare, gjermane, austriake, zvicerane.


Qellimi ishte pasqyrimi i studimeve te fundit te shkencetareve gjermanishtfoles mbi historine, gjuhen dhe kulturen shqiptare. Ishin kryesisht te rinj, qe paraqesnin ne forme te permbledhur rezultate te njohura tashme te profesoreve te tyre per boten shqiptare.


Ne nje rast u krijua pershtypja se po i vinin me shpatulla pas muri keta te rinj nga Universiteti i Bonit, Jenes, nga Akademia Austriake e Shkencave, te cilet po u flisnin studiuesve vendas ne gjuhen e vendasve.


U nenkuptua nga keta studiues shqiptare se koleget e huaj nuk paskan deshire ti ftojne ne tubimet e tyre jashte Shqiperise, nuk i perfillin, i refuzojne. Madje u nenkuptua qarte se qellime ideologjike fshihen pas tezave te albanologeve te huaj per shembull mbi etnogjenezen e shqiptareve apo mbi mitet e tyre te botes se lashte dhe te historise se qendreses.


Gjynah te madh ne ngritjen e kultit te studiuesit te huaj sipas vendasve ka media. Ajo nuk e le diskutimin te piqet dhe te bjere ne kopshtin e vet qe ndodhet te Akademia e Shkencave apo te Institutet jo me te Akademise se Shkencave.


Sipas ketij kuptimi, nevoja per angazhimin e shkencetarit edhe ne shqetesimet e dites qe ka bota shqiptare, qofte edhe atehere kur vijne si reaksione te historise, eshte nje kerkese dashakeqese ku ka te ngjare te fshihen qellime ideologjike te nje rrjeti shkencetaresh te huaj qe duan ndryshojne parimet e funksionimit te shkences shqiptare.


Intervista me historianin Artan Puto


Kultin e Ahmet Zogut dhe Enver Hoxhes ju e merrni si nje koncept me nenkuptim ideologjik, politik apo te udheheqesve te veneruar?


Ky eshte vetem hapi i pare per te bere nje studim mbi menyren se si eshte ndertuar kulti i Zogut si mbret dhe i Enver Hoxhes si diktator i Shqiperise.


Une shpresoj te shpjegoj qe ngritja e kultit te ketyre personazheve qe kane dominuar skenen politike shqiptare, behet permes nje ideologjie te caktuar - kjo eshte me e qarte ne rastin e Enver Hoxhes - dhe nepermjet nje procesi politik te caktuar. Me kete dua te them qe kultet e individit te ketyre dy personazheve mbartin karakteristikat e periudhes historike ne te cilen ata kane jetuar.


Çfare vecorish dhe te perbashketa dalloni ne dy kultet?


Kulti i Zogut ka vecori te tjera nga kulti i Enver Hoxhes i cili ka pasur ne dispozicion nje kohe me te gjate per ta konsoliduar kultin e tij; Hoxha ka pasur edhe avantazhin qe mbrapa tij kishte nje parti dhe struktura partiake qe ishin te gjithepranishme ne territorin e vendit. Ai ka patur modele ideologjike te cilave u referohej. Zogu nuk i ka pasur keto modele, por eshte paraqitur me teper si nje burre shteti, qe hodhi themelet e shtetit shqiptar.


Te dy synojne te paraqiten si baballaret e kombit.

Si funksionon ngritja e nje kulti?


Ne rastin tone, kultet e Zogut dhe te Hoxhes i shoh ne nje proces te lindjes se kombit shqiptar dhe te konsolidimit te tij te metejshem, domethene ne nje proces te nacionalizimit te shoqerise shqiptare. Jane pikerisht keto momentet kur kjo shoqeri fillon dhe kthehet ne nje komunitet te homogjenizuar, dhe gjithmone ka nevoje per nje lider i cili ta mbaje te lidhur kete komunitet.


Kjo shihet qarte te menyra se si ngrihet kulti i Zogut. Ne tekstin biografik te Kristo Dakos, Ahmet Zogun paraqitet si nje njeri qe nga nje grumbull fisesh krijon nje komb dhe pastaj krijon nje shtet.


Po e tille paraqitet panorama e komunizmit, ku Enver Hoxha trajtohet edhe ai si shtetar i cili ne periudhat e fundit te jetes paraqitet edhe si mendimtar. Hoxha fillon e shkruan per tema si imperializmi dhe revolucioni, superfuqite.


Pra mendon se ka nje dimension intelektual te spikatur. Nje gje tjeter qe eshte te Enver Hoxha dhe mungon te Zogu, eshte dimensioni i tij nderkombetar. Ai paraqitet si lideri boteror i levizjes marksiste-leniniste, nje lider i nje levizjeje ideologjike qe kapercen kufijte e Shqiperise.


Pas izolimit te plote, pas prishjes me Kinen, Shqiperia behet nje qender e partive marksiste-leniniste, ne qofte se i mbani mend, te cilat shikonin te Shqiperia frymezimin e vertete per komunizmin e paster.


Shqiperia pretendon se ishte vendi i vetem komunist ne bote dhe behet pike referimi per keto grupe te vogla radikale majtiste marksiste qe e quanin veten parti komuniste marksiste-leniniste, dhe Enver Hoxha frymezuesi kryesor ideologjik. Pra eshte ky niveli nderkombetar i kultit te tij.


Si jane reflektuar kultet ne popull, efekti te njerezit?


Eshte e qarte qe shteti atekohe identifikohej kryesisht me kete personazh, pra Ahmet Zogu behet edhe simbol i shtetit shqiptar. Simbolet e tij jane ne te gjitha vulat shteterore. Eshte e tepert te them se sa u identifikua Shqiperia me Enver Hoxhen, sepse Shqiperia ishte Enver Hoxha dhe kjo verehet jo vetem te personazhi i tij, po sidomos te institucionet qe mbanin emrin e tij.


Mbas vdekjes se Hoxhes kemi nje bum te metejshem i ngrihen statuja madheshtore dhe vepra monumentale, memoriale, marrin emrin e tij institucionet kryesore, qendra, porte, universiteti, domethene tentohet qe vendi te identifikohet me personin. Kjo eshte shkalla e fundit e kultit, e maksimumit te tij.


Me vdekjen e njeriut te cilit i ngrihet kulti, me renien e sistemit te tij, cfare ndryshimi peson kulti pa subjektin e tij te adhurimit?

Influenca me e madhe, dhe me saktesi flas per periudhen e komunizmit, eshte ne mentalitetin e njerezve qe kultet lene pas. Ne rast se une do te flas per studimet historike, nje influence e qarte e kohes se Hoxhes eshte menyra se si shkruhet historia bardhe e zi.

Gje qe u vu re edhe sot ne komentet e studiuesve shqiptare perballe atyre te huaj...
Po, kjo do te thote nje menyre e studimit te historise qe nuk ka nje kompleksitet, qe te studiohen faktoret dhe nderlidhja e faktoreve, por eshte gjithmone nje histori ku shikohen te miret dhe te keqinjte.


Kjo eshte nje influence e qarte e asaj kohe. Nga ana tjeter, shoqeria shqiptare, si cdo shoqeri, nuk ben perjashtim, gjithmone do te kete nevoje per kulte. Kulti i Enver Hoxhes nuk jeton me sepse sistemi i tij ka rene, por ne vazhdojme dhe fabrikojme kulte te tjera.


Nje kult i ri mund te jete kulti i Nene Terezes, i cili edhe ky ndjek pak a shume te njejten trajektore. Emrin e Nene Terezes e gjen kudo, ne aeroporte, spitale,

Organizohen konkurse ne emer te saj, shkruhen vepra me porosi per te...
...procesi i ngritjes se kulteve eshte nje proces qe nuk kufizohet as me mbreterine, me pushtetin autoritar te Zogut dhe as me ideologjine komuniste, por eshte edhe nje fenomen social, psikologjik qe ka per te rrugetuar me shoqerite.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Homazh Pandi Zguros

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 94 here.
Me shfaqjen e dokumentarit “Pandi Zguro, një zë i papërsëritshëm” kujtohet dhe nderohet në 1-vjetorin e vdekjes këngëtari i Ansamblit të Ushtrisë. Nesër, ora 11.00, në Qendrën Kulturore të Ushtrisë, i bëhet homazh Pandi Zguros (1944-2011), aktivitetit të tij si artist dhe ushtarak. Ministria e Mbrojtjes e dekoron nënkolonelin Pandi Zguro “Artist i Merituar” me medaljen “Për shërbime të shquara” (pas vdekjes). Marrin pjesë: Avni Mula, Milto Vaka dhe Ligor...Lexo te gjithe artikullin »


» Ah, parate, parate
» Dama Plake ne Tirane
» Finalja e Orkestres me muzike baroke
» Ne dy skenat kombetare
» Diktator jo si te tjeret
» Mbremja Gala nga Shkolla e Baletit
» Instrumenti etnik i shqiptareve
» Takim me njeriun qe di ta degjoje tjetrin
» Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit
» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit