|
Zonja Kadare, u gabova, ju kerkoj falje
Publikuar me : 06.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 88 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Hans-Joachim Lanksch
Më 15 nandor, në shkrimin “Për raportin Camaj- Kadare” citova nji pasazh nga libri i Helena Kadaresë, “Kohë e pamjaftueshme”: “Nga njerëzit e shquar të diasporës ishin deklaratat miratuese të shkrimtarit të madh Martin Camaj, nga Munihu i Gjermanisë dhe të personalitetit tjetër, Sami Repishti, nga Nju-Jorku”.
Pasazhin e komentova me këto fjalë: “Nji deklaratë e tillë e Martin Camajt nuk ekziston. Martin Camaj kurrë nuk asht shprehë publikisht, as me shkrim dhe as me gojë, kjoftë miratues kjoftë mosmiratues, për Ismail Kadarenë apo për arratisjen e Ismail Kadaresë nga Shqipnija.”
U gabova. Nji mike, gazetare, ma tërhoqi vëmendjen për nji emision të kanalit të dytë të televizionit austriak (FS 2, sot: ORF 2), ku mori pjesë Martin Camaj dhe u shpreh për Ismail Kadarenë dhe ikjen e tij në Paris. Asht fjala për emisionin “Club 2″ të datës 26 shkurt 1991 ku u diskutue gjendja aktuale e Shqipnisë dhe ku morën pjesë dhe Dr. Ardian Klosi, Mirsad Gjocaj, student në Austri, Genc Pollo, gazetarja Christine von Kohl, Engjëll Kolaneci, atëbotë ambasador i Shqipnisë në Austri, Dr. Michael Schmidt-Neke, historian, albanolog dhe atëbotë kryetar i Shoqatës së Miqësisë Gjermano-Shqiptare.
Pak pa u përfundue emisioni shtrohet pyetja e fundit dhe zhvillohet ky dialog:
Mirsad Gjocaj: Ich hätte eine Frage an Herr Camaj: Wie würden Sie, oder: wie beurteilen Sie das Verhalten von Herrn Kadare?
Martin Camaj: Also ich stimme mit Herrn Klosi in vielem überein. Andererseits habe ich andere Vorstellungen, wie ein Schriftsteller sein soll, wenn er ein Schriftsteller, wirklich, wenn er ein echter Schriftsteller ist, dann soll er primär mit seinem Beruf befassen. Es wurde gesagt, dass er ein bisschen scheu ist und so weiter. Die Literatur ist eine individuelle Sache.
Christine von Kohl: Aber in Albanien war Kadare nicht….
Martin Camaj: Ich glaube, er hätte, meiner Meinung nach, eine Chance, ein reflexiver, talentiert ist er schon, ein reflexiver Schriftsteller und, äh, andere Wege zu finden. Die Themen, die er bis jetzt behandelt hat, glaube ich, die sind auch für ihn für immer aus.
Mirsad Gjocaj: Soll ich das verstanden haben, dass sein Verhalten, sein Abspringen, sagen wir so, Sie nicht so gut beurteilen?
Martin Camaj: Nein!
Mirsad Gjocaj: Also…
Martin Camaj: Nein, im Gegenteil. Wenn er überzeugt ist, dass er als Schriftsteller mehr Wert, das heisst, dass seine Werke eine höhere Qualität bekommen werden, dann, wenn er sagt, jetzt muß ich mich isolieren, er hat das Recht.
Në shqip:
Mirsad Gjocaj: Kisha nji pyetje ndaj z. Camaj: Si do të, apo si e vlerësoni sjelljen e z. Kadare?
Martin Camaj: Pra, për shumëçka jam i nji mendje me zotin Klosi. Nga ana tjetër kam ide ndryshe se si duhet me kenë nji shkrimtar. Nëse asht shkrimtar, në të vërtetë, nji shkrimtar i mirëfilltë, atëherë duhet të merret, para se gjithash, me profesionin e vet. U tha që asht paksa i druejtun. Letërsia asht nji punë individuale.
Christine von Kohl: Por në Shqipni, Kadareja s’ ishte…
Martin Camaj: Unë besoj se ai do kishte, simbas mendimit tim, nji shans, nji shkrimtar që reflekton dhe i talentuem që asht dhe, eee, me gjetë rrugë të tjera. Temave që i ka trajtue deri më tash, besoj, u erdhi fund përgjithmonë edhe për te.
Mirsad Gjocaj: A duhet ta kuptoj ketë në mënyrë që ju nuk e vlerësoni bash mirë sjelljen e tij, apo si me thanë shkëputjen e tij?
Martin Camaj (përgjigjet sa çel e mbyll sytë dhe me za të vendosun, sh. H.J.L.): Jo!
Mirsad Gjocaj: Do me thanë…
Martin Camaj: Jo, përkundrazi. Nëse ai asht i bindun që si shkrimtar ka ma shumë vlerë, do me thanë që veprat e tij do të marrin kualitet ma të naltë, atëherë, nëse i thotë vetes: tash duhet të izolohem, atëherë e ka këte të drejtë.
Në librin e saj, Helena Kadare e ka përmendë deklaratën e Martin Camajt në kontekst me jehonën që kishte hasë ikja në Paris ku shkrimtarja shprehet kështu: “i gjeje të gjitha mendimet, që nga ato që e quanin ikjen tonë një akt madhështor, një shkundje e domosdoshme etj., etj., dhe që ishin shumica, gjer tek ata që, ndonëse ishin të paktë, mendonin sikurse Tirana zyrtare, se ky ishte një dezertim, një turp etj.” Fjalët e Martin Camajt me të cilat u shpreh në emisionin në fjalë televiziv nuk mund të interpretohen si miratimi i nji akti madhështor politik apo i nji shkundjeje të domosdoshme.
Mirëpo, nuk qëndron pretendimi im që Martin Camaj kurrë nuk asht shprehë publikisht për Ismail Kadarenë dhe ikjen e atij të fundit në Paris. U gabova. Zonja Kadare, më vjen keq dhe ju kërkoj ndjesë.
************
Për raportin Camaj – Kadare (botuar në 15 nëntor)
Hans-Joachim Lanksch*
1.) Më 29 tetor gazeta SHEKULLI botoi nji fragment nga libri i kujtimeve të Helena Kadaresë me titull “Rrëfimi i Helena Kadaresë: Dy rastet kur Ismailin e kanë kërcënuar me jetë” ku gjendet ky pasazh në lidhje me ikjen e Kadaresë për në Paris: “Nga njerëzit e shquar të diasporës ishin deklaratat miratuese të shkrimtarit të madh Martin Camaj, nga Munihu i Gjermanisë dhe të personalitetit tjetër, Sami Repishti, nga Nju-Jorku.” Nji deklaratë e tillë e Martin Camajt nuk ekziston. Martin Camaj kurrë nuk asht shprehë publikisht, as me shkrim dhe as me gojë, kjoftë miratues kjoftë mosmiratues, për Ismail Kadarenë apo për arratisjen e Ismail Kadaresë nga Shqipnija. Jopublikisht, Martin Camaj foli për arratinë e Kadaresë. Në nji takim mbas arratisë së z. Kadare, Martin Camaj më tha, fjalëpak siç e kishte zakon: “Kadareja gjendet nëParis. Iku në prag të fitimit të demokracisë”.
2.) Më 11 nandor u botue teksti i nji interviste të gjatë që i dha Ismail Kadare gazetarit Blendi Fevziu. Në këte intervistë që u botue te SHEKULLI me titull “Ismail Kadare: Marrëdhëniet e mia me gratë”, intervistuesi e pyet Ismail Kadarenë ndër të tjera edhe për nji takim me Martin Camajn në vitin 1981. Kadareja flet për praninë e tij në Panairin e Librit të Frankfurtit dhe shton: “Martin Camaj erdhi nëFrankfurtdhe në një konferencë u paraqit dhe më tha, unë jam Martin Camaj, a më njeh?Poi thashë. Biseduam në këmbë 3-4 minuta. Jam shumë i gëzuar që ju takoj tha, kaq.” Asht e vërtetë që Martin Camaj më 1981 shkoi në Panairin e Librit nëFrankfurtku iu afrue Ismail Kadaresë dhe foli me te për 3-4 minuta. Mirëpo, z. Kadare shton edhe katër fjali: “Më vonë unë kam pasur shkëmbim mendimesh me të, nëpërmjet ish ambasadorit të Gjermanisë në Tiranë, Verner Daun, ai filloi të vinte nëParismë sillte lajme prej tij, i çonte mendimet e mia atij. Dhe jam i lumtur t’i transmetoj mendimin tim për novelat e tij. Ai u gëzua shumë dhe na ftoi për drekë. Caktuam dhe drekën, por ai vdiq një javë para saj dhe nuk u takuam kurrë.” – Për fat të keq, në këto katër fjali asnjena s’ asht e vërtetë. Ëerner Daum nuk ka kenë ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, por mëkambësi i ambasadorit Friedrich Kroneck. Mes Kadaresë dhe Camajt nuk ka pasë “shkëmbim mendimesh” as me ndihmën dhe as pa ndihmën e z. Daum. Martin Camaj nuk i ftoi për drekë zotnitë Kadare e Daum dhe as nuk u caktue dreka. Të gjitha këto do duhej ta dinte e shoqja dhe dora e djathtë e shkrimtarit, zonja Camaj, e cila e mohon nji gja të tillë. Për nji “shkëmbim mendimesh” me z. Kadare dhe për ftesën në drekë të z. Kadare dhe Daum, Martin Camaj nuk më ka tregue gja as mue që takohesha rregullisht me te, ku ai më tregonte të rejat e tij, ngjarjet e randësishme dhe gjanat me të cilat merrej si, fjala vjen, lidhjet e tij me intelektualët e rinj të Tiranës (Ardian Klosi, Edi Rama, Preç Zogaj) apo më tregoi gjithë gëzim e lumtuni që i vinin lajme që po hapeshin dyert e burgjeve nga dilnin, siç më tha, shkrimtarët dhe intelektualët e vërtetë shqiptarë. Lidhun me z. Kadare ma kishte përmendë, përafërsisht 10 vjet ma parë, vetëm takimin me te gjatë Panairit të Librit ku tha që ia shtriu dorën Ismail Kadaresë dhe foli me te për pak minuta.
3.) Pretendimi i tashëm i Kadaresë ka nji histori paraprijëse. Më 18 shtator 2008, gjithashtu në faqet e gazetës SHEKULLI, ai botoi nji shkrim të gjatë “Raportet e mia me Pipën dhe Camajn” ku e quen z. Daum “një miku ynë i përbashkët” që “më foli për miqësinë e tij me Camajn”. Dr. Ëerner Daum nuk ka kenë mik i Camajt. Bashkëshortët Camaj e kanë pa z. Daum vetëm për nji orë kah fundi i vitit 1991 kur ishin të ftuem te kushërirja e z. Daum prej së cilës e kishin ble trollin e shtëpisë së tyne në Lenggries. Gjatë kësaj ore z. Daum bisedoi sidomos me Martin Camajn. Mbas nji ore, Camajt u larguen dhe as nuk mbetën për darkën e përgatitun sepse Martin Camaj ishte në gjendjë tepër të keqe shëndetësore. Ismail Kadare shton që Daumi ia paska transmetue Camajt vlerësimin pozitiv të Kadaresë për novelat dhe poezitë e Camajt ku ky i fundit qe shumë i lumtun dhe e ftoi Kadarenë dhe Daumin për drekë… Pas takimit njiorësh te kushërirja e Daumit, Martin Camaj nuk ka pasë ma kontakt me z. Daum. Në këte mes duhet me shtue që Martin Camaj n’ ate kohë ka kenë shumë i sëmutë dhe vuente tmerrësisht nga sëmundja vdekjeprurëse, ku nji çerek viti para vdekjes kishtehalletë tjera nga mendimi i z. Kadare. Nuk mund të them që pretendimet e Ismail Kadaresë për “mikun e përbashkët” Daum dhe përcjelljen e mendimeve, lajmeve dhe të kinse ftesës janë rrena a instrumentalizim i qëllimshëm nga ana e z. Kadare. Ka mundësi që diplomati gjerman kapardisej me “miqësinë” e tij me dy shkrimtarë të shquem dhe që te puna prej kuririt mes atyne të dyve dhe te puna e ftesës për drekë, siç thuhet në gjermanisht, i ati i mendimit paska kenë dëshira. Sidokjoftë, e vërteta qëndron ndryshe dhe ajo duhet thanë që të mos linden të pavërteta e legjenda të tjera shtesë.
*Përkthyes i letërsisë shqipe, nxënës i Camajt. Shënim i autorit: Ky shkrim bahet me dijen dhe pëlqimin e zonjës Erika Camaj
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|