Publikuar me : 28.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 59 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Nga Arben Duka
Neve që jemi përkundur,
me shqiponjat nëpër male,
ca beteja kemi humbur,
por aspak luftën finale!
Dhe njëherë të lidhim besën,
të bashkuar rreth flamurit,
tw ngjallim dritën dhe shpresën,
edhe në zemrën e gurit!
Tok të mbjellim dashurinë,
anë e mbanë sa det’ i gjërë,
o ta bëjmë Shqipërinë,
o të shuhemi të tërë!
O të shuhemi të tërë,
të na ngrijë gjaku në rremba,
Shqipërinë pa e bërë,
krejt pa ferra dhe pa gjemba!
Të gjëmojë si jehona,
zëri ynë në mes të flakëve,
Shqipëria është e jona,
nuk është mw e halabakëve!
Shpesh me lule dhe kurora,
mbulohet dhe tirania,
ku në krye janë ca horra,
nuk ka vlerë as vetë liria!
Nuk ka vlerë as vetë liria,
zër’ se jemi të pushtuar,
nuk bëhet demokracia,
me një shtet të korruptuar!
Tha dikush që ndizte dete,
pse lufton o derëzi?
- As për ty e as për vete,
po për gjithë Shqipëri!
Le të ngrihemi të tërë,
veç për ligj e drejtësi,
zot’ i shqipes na ka bërë,
që të gjithëve Kuq e Zi!