Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Zotit Fyle ska kujt ti shkruaje

Publikuar me : 11.10.2010 Ne : Politike - 152 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Porsa u be publike letra e komisionerit per zgjerimin zotit Stefan Fyle per zgjidhjen e krizes ku noton qe prej nje viti parlamenti, parlamentarizmi dhe per rrjedhim vete jeta politike dhe institucionale ne vend, zyrtare te ndryshem te shumices qeveritare reaguan serish tjeter per tjeter si ne anekdoten e njohur shkodrane puna e mbare Pepe / Po mbjelle do qepe.


Me bujari te madhe deri ne pergjerim, ata shprehen gatishmerine e tyre per te pranuar dhe votuar te gjitha amendamentet qe do te propozonte opozita per Kodin
e ri Zgjedhor! Te bejme ate qe nuk e ka bere kush ne asnje vend te botes, - tha pak a shume kryetarja e parlamentit.


Kurse kryetari i LSI-se, duke perdorur ironine e holle qe nuk tingelloi e holle, pra duke perdorur nje arme qe nuk i shkon armatures se tij politike, shtoi pa takt se zoti Berisha i kishte ofruar opozites rinumerimin e votave pasi te shprehej Gjykata Kushtetuese, pra as me shume as me pak, por marrjen e pushtetit ne tavoline! - fjala e Metes.


Por Komisioneri Europian per Zgjerimin nuk kerkon keto gjera! - replikon ne heshtje dhe i fyer kushdo qe eshte ne dijeni te kesaj historie. Parlamenti Europian nuk kerkon keto gjera! Opozita shqiptare nuk kerkon keto gjera!

Askush nuk kerkon cfare nuk i takon opozites. Askush nuk kerkon marrjen e
pushtetit ne tavoline nga opozita!
Askush nuk kerkon qe amendamentet e Kodit


Zgjedhor te behen vetem nga opozita! Qeveria e ka shume gabim qe mendon keshtu. Qeveria nuk duhet tia lere te gjitha opozites. Publikut nuk i vlen qe amendamentet e Kodit Zgjedhor te behen vetem nga nje pale.


Natyrisht, tere kjo bujari e madhe e qeverise eshte per te ngaterruar
stacionet. Gjerat kane radhe. Ne fillim transparenca e zgjedhjeve te kaluara, pastaj rregullimi i Kodit te Ri zgjedhor ne baze te 34 rekomandimeve te OSBE- ODHOR-it. Kjo eshte radha. Qeveria kerkon ta kape nga bishti. Ajo tregohet bujare per te prishur radhen, per te shmangur transparencen. Ajo nuk do te ishte kaq zemergjere po te pranonte hapjen e kutive.


Perkundrazi. Por ne kete moment ajo eshte gatshme te kepuse c ti vije ne mendje si e si qe te zhurmoje dhe te zbuse me nje gatishmeri false presionin e nderkombetareve per ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar.


Rezoluta e Parlamentit Europian kerkon ngritjen e komisionit, duke percaktuar qarte modalitetet dhe objektin e hetimit materialet elektorale. Zoti Fyle ne letren e tij i kerkon drejtpersedrejti kryeministrit Berisha te zgjidhe krizen e transparences.


Eshte nje zakon i keq i zyrtareve shqiptare te ketyre viteve te fundit qe te
mos pergjigjen per ate qe u kerkohet, duke shpikur pergjigje per gjera qe
nuk ua kerkon njeri. Nuk i kerkon kush qeverise shqiptare te beje nje Kod me doren e opozites, si askush tjeter ne bote! As vete opozita nuk do ta pretendonte kete, kur te vinte momenti per tu ulur per Kodin. Qeverise dhe kryeministrit u kerkohet tu japin fund akrobacive dhe te zgjidhin krizen.


Teksti i letres se zotit Fyle tregon qarte se kerkesa kesaj radhe i drejtohet zotit
Berisha jo vetem si shef i shumices, pa te cilen nuk mund te kete zgjidhje ne
Kuvend, por edhe si shef i bllokimit te zgjidhjes.


Tani e kane kuptuar ne Bruksel
se nuk ka nevoje tu shkruhet me te dyja paleve, sic ka ndodhur deri me sot;
nuk ka me vend te shtyhen te dyja palet drejt kompromisit. E kane kuptuar
kush po i tall ne Tirane. E kane kuptuar mekanizmin bizantinist te pengimit me
cdo kusht te transparences nga qeveria.


E kane kuptuar se opozita e ka bere te
veten, duke u terhequr ne emer te zgjidhjes nga shume prej pretendimeve te
fillimit dhe tani nuk i mbetet asnje rruge tjeter vecse te heqe dore per fare
ose te hidhet ne protesta.

Opozita shqiptare nuk mund te hiqte dore ne asnje lloj skenari nga misioni i saj
per clirimin dhe ringritjen e zgjedhjeve te lira e te ndershme nepermjet
transparences se zgjedhjeve te shkuara.


Ca me pak mund te heqe dore tani kur
ka ne favor nje rezolute te Parlamentit Europian, te atij Parlamenti qe po e
ngreme ne qiell me te drejte sepse votoi heqjen e vizave per shqiptaret.
Veten naivet dhe provokatoret politike mund te pretendojne qe opozita te braktise aksionin e saj politik numer nje te vitit dhe mbare historise se saj pikerisht tani kur ka siguruar mbeshtetjen e plote te Parlamentit Europian.


Ne pamje te pare paradoksi i madh i perpjekjeve te opozites per transparence eshte kthimi i saj tek propozimi i vjeter i zotit Berisha per te hetuar materialet zgjedhore. Por, si per te provuar se nuk e ka pasur pernjemend kur e ka thene, tani qe e perqafuan socialistet, Berisha nuk flet me per opsionin e tij.


Me fjale te tjera nuk pranon asnje zgjidhje, duke e akuzuar kesisoj vendin e tij si nje vend ku ligjet dhe Kushtetuta pamundesojne transparencen e zgjedhjeve. Qeveria thote se nuk me lejon Kushtetuta te pranoj propozimet e opozites, por nderkaq i thote kesaj te fundit shko ne Gjykaten Kushtetuese se mbase te lejon ty!


Ky eshte nje shembull tjeter i absurditetit qe prodhon nje kundershtim i pambeshtetur ne ligj dhe ne arsye. Me refuzimin me cdo kusht te transparences, qeveria po rrezikon procesin e integrimit. Ky rrezik mund te mos beje me pershtypje me marrjen e vizave. Ka shume ne Shqiperi qe mendojne se vizat jane integrimi.


Per te tjerat, pune e madhe. Ky eshte nje mendim provincial qe nuk do ti kishte hije nje qeverie. Integrimi eshte nje koncept dhe nje realitet shume me i gjere se sa levizja e lire. Asnje interes i pjesshem apo i njeanshem i qeverise nuk e perligj ngadalesimin apo stopimin e procesit te integrimit europian te Shqiperise. Refuzimi i transparences nuk i perligj pasojat qe ka prodhuar e do te prodhoje per vendin.


Me kete shqetesim, komisioneri per zgjerimin zoti Fyle i eshte drejtuar drejtpersedrejti kryeministrit Berisha. Reagimi i tij dhe i bashkepunetoreve te tij le te kuptoje se zoti Fyle nuk ka kujt ti shkruaje, se ne Tirane nuk degjojne. Por nese nuk degjojne zyrtaret, jane qytetaret qe degjojne, eshte publiku. Demokracia eshte e te gjitheve.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Topi Presidenti te zgjidhet nga populli, do jete zgjedhja me e mire

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 64 here.
Topi  Presidenti te zgjidhet nga populli, do jete zgjedhja me e mirePresidenti Bamir Topi Zgjedhja me mirë e presidentit është vetëm nëse bëhet nga populli ka deklaruar presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Debat” në Vizion Plus, ku ka folur rreth zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Presidenti Topi ka komentuar garën presidenciale, në nisje të negociatave dhe ka thënë se kandidatura mund të jetë nga PD, por duhet të votohet nga PS “Presidenti mund të jetë nga PD, por nëse siguron më shumë se 71 vota, atëherë merr kuptimin...Lexo te gjithe artikullin »


» Patozi leter Rucit Te fillojme negociatat per presidentin
» Spahiu Presidentin duhet ta duan ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri, teatral
» Kamez, 300 te rinj behen pjese e PS-se
» Jahjaga viziton studentet e plagosura
» Presidenti, Berisha takon Mediun Procesi do jete transparent
» Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen
» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit