Publikuar me : 20.12.2011 Ne :
Rajoni - 70 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Zëvendës presidenti i Irakut, Tarek al-Hashemi, ka mohuar çdo lloj shkeljeje, vetëm një ditë pasi për të është lëshuar një urdhër arresti, në lidhje me akuzat për terrorizëm.
Ai është akuzuar se ka financuar sulme kundrejt zyrtarëve dhe policisë.
Duke folur sot në Arbil, Al-Hashemi tha se nuk kishte bërë asnjë mëkat kundër Irakut. Akuzat rreth tij, ai i cilëson si të fabrikuara.
Ndërkaq, ai ka thënë se është i gatshëm të përballej me drejtësinë, por vetëm në rajoni kurd, gjysmë autonom.