Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Zyrtarja e Bodes, 15 mije euro prokurorit, zbulohet nga celulari

Publikuar me : 04.12.2011 Ne : Kronike - 65 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Nga  Flamur Vezaj
TIRANË- Policia e Shtetit me urdhër të njësisë së përbashkët hetimore të Task-Forcës pranë prokurorisë së Shkodrës, ka arrestuar tre persona për “ryshfet” mes tyre një punonjëse të Ministrisë së Financave e cila kryente rolin e ndërmjetëses mes “nevojtares” dhe “mashtruesit”. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të organit të akuzës dhe efektivëve të policisë, të cilët paraditen e djeshme i ekzekutuan urdhrat e ndalimit të lëshuar nga prokurori i rrethit Shkodër, Përparim Kulluri.

Sipas këtyre të dhënave, mësohet se është arrestuar shtetasja Rajmonda Juka me detyrë arkëtare e filialit të postës në Shkodër, shtetasja Alketa Broci me detyrë specialiste e Shpenzimeve, në Sektorin e Shpenzimeve, të Ardhurave dhe Raportimit Financiar në Ministrinë e Financave dhe shtetasi Petrit Pepkolaj. “Prokuroria e Shkodrës, ka nisur procedimin penal me nr. 717 të 2011 në ngarkim të shtetases Rajmonda Juka, me detyrë arkëtare në filialin e postës Shkodër, si e dyshuar për veprat penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.

Këto dy vepra, dyshohet se Juka i ka konsumuar së bashku me disa punonjëse të tjera të postës, të cilët prej vitesh vazhdojnë të përvetësojnë pensionet e personave të vdekur. E arrestuara e djeshme Juka, sapo ka marr vesh se ndodhet nën hetim, ka kërkuar ndihmë nga shtetasja Alketa Broci specialiste në Ministrinë e Financave, duke i kërkuar të gjente një person që mund t’i pushonte hetimet ndaj saj kundrejt pagesës. Broci, ka kontaktuar me shtetasin e Petrit Pepkolaj, i cili ka marr përsipër fillimisht kundrejt shumës 5 mijë euro t’i mbyll dosjen punonjëses së postës.

Pasi ka marr shumën prej 5 mijë euro, Pepkolaj me anë të Brocit i ka kërkuar personit nën hetim Jukës edhe 10 mijë euro të tjera, të cilat do ia dorëzonte prokurorit të çështjes në Shkodër për pushimin e dosjes ndaj saj”-thuhet nga prokuroria. Punonjësja e postës, e ndodhur në këto kushte paraditen e djeshme, kishte arritur të siguronte edhe 10 mijë eurot e tjera dhe ia ka dorëzuar punonjëses së Ministrisë së Financave që kishte rolin e “ndërmjetëses”.

“Kjo e fundit, dje (sot) më datë 3 Dhjetor 2011, në Tiranë, ka takuar shtetasin Petrit Pepkolaj i cili ishte personi që do të realizonte ndërhyrjen tek prokurori i çështjes dhe i ka dorëzuar atij shumën e parave që kishte marrë nga shtetasja Rajmonda Juka. Menjëherë, pas realizimit të dorëzimit të parave, ka ndërhyrë policia duke i arrestuar në flagrancë “ndërmjetësen” dhe “mashtruesin”.

Mbi të dy këta persona, Pepkolajn dhe Brocin prokuroria tashmë ka nisur procedimin penale për akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të kryer në bashkëpunim.

Zbulimi i rastit ka ardhur sërish nga përgjimi i telefonit celular të Rajmonda Jukës, e cila po hetohej për dy vepra penale së bashku me disa punonjëse të tjera. Akuza thotë se ato vazhdojnë të përvetësojnë pensionet e njerëzve të vdekur. Shumën prej 15 mijë euro, sipas përgjimeve, Pekolaj e kishte kërkuar që t’ia jepte prokurorit të çështjes, për t’i pushuar hetimet dhe akuzën ndaj të dyshuarës Rajmonda Juka. Në momentin e arrestimit, policia sekuestroj edhe shumën prej 15 mijë euro, të cilën ndërmjetësja Broci ia kishte dorëzuar shtetasit Pepkolaj.

 

Pensionet e të vdekurve, rasti i Vlorës

Tre punonjës të postës shqiptare në Vlorë janë arrestuar disa ditë më parë për falsifikim dokumentesh dhe abuzim me detyrën. Sipas policisë, Bernard Axhiaj, Osman Sulaj dhe Yllka Gjondeda dyshohet se kanë përvetësuar sasi parash duke falsifikuar dokumentet e personave të vdekur. Nga hetimet e policisë rezulton që Yllka Gjondeda, 55 vjeçe,  punonjëse e zyrës postare (karteliste) “Vlora 1”, nëpërmjet fallsifikimit të nënshkrimeve të 375 pensionistëve në listëpagesat e pensioneve dhe dublikimit të tyre, gjatë 4 muajve ka  përfituar shumën prej 7 milion lekë të reja.

Ndërsa Bernard  Axhiaj, 24 vjeç, arkëtar në Zyrën Postare të Komunës Sevaster, nga muaji shkurt 2010, deri në tetor 2011 nëpërmjet falsifikimit të nënshkrimit të një shtetasje të vdekur ka tërhequr nga Dega e Financës së Postës Shqiptare  shumën prej 164 030 lekë të reja.Gjithashtu, Osmen  Sulaj, 42 vjeç, punonjës  i Zyrës Postare në Komunën Vllahinë të Rrethit Vlorë, ka përvetësuar  72.000 lekë të reja, duke  falsifikuar firmën e I.B.

 

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 67 here.
Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar http://www.youtube.com/watch?v=UZHZKJvdeBE Kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri Arrestohet në Kosovë kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri. Ndalimi i 61-vjeçarit është bërë pas një urdhër ndalimi të nxjerrë nga drejtësia belge, e cila e ka shpallur në kërkim për akuzën e “nxitjes të urrejtjes ndëretnike”. Prej shumë vitesh avokat në Tiranë, Idajet Beqiri u prangos paraditen e së enjtes teksa ka qenë duke...Lexo te gjithe artikullin »


» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne Vore
» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne autostraden Tirane-Durres
» Kapshtice, kapen 2 klandestine pakistaneze
» Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucion
» Te plagosurat me trauma psikologjike
» Himare, te plagosurat me trauma psikologjike
» Sulmon fqinjin me granate, arrestohet
» 20 femije me HIV/AIDS, e kane mbartur nga nena
» Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia
» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit